Leonard
Veizi
Kosova
kishte mbetur mënjanë që prej asaj periudhe kur Enver Hoxha na bëri me dijeni
në kujtimet e tij, se Josip Broz Tito i paskësh thënë që në një ditë të bukur – ndoshta jo
behari, - nën frymën internacionaliste e ndonjëherë Marksist-Leniniste, Kosova
do të vetëvendoste për fatin e saj. Dhe në këtë kuadër nuk do ishte habi e
madhe nëse do t’i bashkëngjitej Shqipërisë mëmë. Por zeniti i marrëdhënieve
Shqiptaro Jugosllave, që zgjati vetëm nja tre a katër vjet, ra me shpejtësi në
humnerë që në vitin 1948 dhe çështja ende e pashtruar për zgjidhje mbeti e
pazgjidhur.
Prandaj
u shtrënguan kufijtë e vendosur nga Ambasadorët në Londër në vitin e mbrapshtë
1913.
Pas
Luftës së Dytë Botërore Kosova u bë pjesë e Serbisë si Krahinë Autonome
Socialiste, por kishte shumë më pak të drejta sesa republikat e tjera të
Jugosllavisë.
Por
Kosova kërkonte zgjidhje medoemos.
Zgjimi
i ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët nën ish Jugosllavi, përkon me ngjarjet e
vitit 1968 ku pas presionit dhe trazirave, Tito nisi të lejonte më shumë
autonomi për Kosovën, duke dobësuar kontrollin serb. Kushtetuta e vitit 1974 ishte
çast i rëndësishëm për Kosovën sepse i dha një status pothuajse të barabartë me
republikat e tjera. Edhe pse
Kosova fitoi më shumë autonomi, Tito refuzoi që ajo të bëhej republikë e
veçantë brenda Jugosllavisë. Tito u përpoq të mbante ekuilibrin mes shqiptarëve
dhe serbëve, por pas vdekjes së tij më 1980, situata ndryshoi krejt. Shumë
shpejt do të fillonin demonstratat e rinisë shqiptare dhe popullit në Kosovë në
vitin 1981, për të kërkuar statusin federative. Në vitin 1989, revoltat ishin kundër
shtypjes dhe represionit të lartë ushtarako-policor të regjimit të
Milosheviçit.
Urdhri “Top Secret”
Po
Shqipëria çfarë roli ka luajtur në arritjen e qëllimit: Pavarësi për Kosovën?
Padyshim,
ajo ka qenë mbështetësi kryesor i saj, pavarësisht regjimeve dhe ata që
drejtojnë vendin për një kohë të caktuar. Kështu, rreth fundit të viteve ’70 të
shekullit të kaluar, Enver Hoxha dha një urdhër, por nën siglën “tepër sekret”:
Duhej përgatitur një plan ushtarak, se si forcat e armatosura të Shqipërisë të
mund të futeshin në territorin jugosllav e të aneksonin Kosovën.
A
ishte një lajthitje kjo?
Përballja e forcave
A
ishte në gjendje Shqipëria të përballej me ushtrinë Jugosllave?
Në
raportin e forcave thuhej se:
Jugosllavia
Në
vitet ’80 Jugosllavia ishte e organizuar në 6 armata 10 brigada me gjithsej 2100
tanke, 7346 gryka zjarri artilerie e mortajash, 383 avionë luftarakë, përfshi
46 aeroplanë transporti 125 anije luftarake me një efektiv të përgjithshëm prej
264.000 trupash.
Në
krahinën e Kosovës para demonstratave të vitit 1981 ishin dislokuar 3 njësi të
inkuadruara në grupin 52 operativ me rreth 12.234 njerëz, 308 gryka zjarri
artilerie, 72 tanke dhe 36 avionë luftarakë. Por demonstratat në Kosovës u
shoqëruar me rritjen e forcave ushtarake. Për rrjedhim në fundin e vitit 1981
në Kosovë ishin dislokuar 8 njësi dhe 5 regjimente të ndryshme. Në vend të
grupit operativ 52 u krijua korpusi 52-të dhe 44.594 njerëz.
Shqipëria
Në
kulmin e saj në vitin 1980, Ushtria Shqiptare kishte një kapacitet prej 60 mijë
ushtarësh të gatshëm që ishin inkuadruar në 800 batalione të ndarë 127 brigada
dhe 34 regjimente dhe që formonin tre armata me nga 7 divizione. Shqipëria
kishte në organikë rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 8.000
civilë, rreth 450.000 rezervistë, rreth 230.000 Forca Vullnetare. Këmbësorisë i
bashkoheshin dhe rreth 1200 tanke dhe mjete të blinduara, rreth 240 avionë dhe
helikopterë, më shumë se 200 raketa tokë-ajër si dhe të paktën 100 anije të
formateve të ndryshme që ishin në përbërje të Flotës Detare.
Në
vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor të Shqipërisë ishin përqendruara 3
Korpuse gjitharmëshe, Brigada Sulmuese, batalione kufiri, brigada tankesh dhe
artileri e rëndë.
“Shpërthimi”
Plani
i përgatitur nga katër ushtarakët madhorë të Shtabit të Përgjithshëm u kodua
“Shpërthimi”. U bë edhe një strërvitje e madhe, - ose më e madhja e kryer
ndonjëherë në Shqipëri, - me rreth 60 mijë trupa në terren dhe shumë më tepër
të tjerë në prapavijë, koduar nën emrin “Shebeniku-80”. Por pas kësaj plani i
detajuar u mbyll në kasafortë duke u cilësuar si “një plan rezervë”.
Ushtarakw
tw lartw janw shprehur senë hartën e Drejtorisë së Zbulimit të Shtatmadhorisë
Shqiptare, mbi dislokimin e forcave ushtarake në drejtimin Kosovë - Shqipëri,
ishin të pasqyruara saktësisht forcat e Z2-3U të Armatës së Jugosllavisë, me
qendër Nish e Shkup. Por operacioni i mundshëm i ushtrisë shqiptare, ishte i
vështirë. Duheshin pasu r parasysh dhe në raportet nw zhvillimet ndërkombëtare.
Lufta
Në
Kosovë situata nuk ishte e qetë. Në fakt nuk ka qenë e qetë asnjëherë. Përderisa
në një tokë shqiptare dhe institucione shqiptarwsh krekoseshin serbët.
Në
vitin 1998 në institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Ishte koha
e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë. Në një farë mënyrë,
midis dy vendeve lufta ishte në mes. Në atë kohë Shqipëria vinte nga një situatë
të rënduar, për shkak të goditjes që morën elementët e Sigurisë Kombëtare në
ngjarjet tragjike të vitit 1997. Megjithatë ushtria kishte në përbërje 8
divizione dhe një sasi repartesh të Komandës së Përgjithshme. Divizioni i
Kukësit, në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe në kufi, mbronte një
shtrirje frontale prej 187 kilometrash. Ndaj në kufirin verior shteti shqiptar mori
masa përforcuese. U thirrën “nën armë” struktura rezerviste vendore. U
urdhëruan njësitë e repartet e vartësisë së Komandës së Përgjithshme,
respektivisht Divizioni i Tiranës dhe disa njësi të specializuara, Brigada
"Komando", BrK së Mekanizuar në Laç, batalione të forcave speciale,
Regjimenti i Policisë Ushtarake, reparte të Brigadës Xheniere, si dhe të
Brigadës së Ndërlidhjes, të Brigadës së Transportit Ushtarak dhe elementë të
tjerë logjistik, të cilat u integruan brenda elementëve të rendimit të luftimit
të Divizionit të Kukësit. Këtu shtohet dhe një sasi të konsiderueshme e trupave
të UÇK-së, të dislokuara në 4 qendra stërvitore brenda zonës së Mbrojtjes së
Divizionit: në Burrel, Feken, Durrës e Mamurras. Në manovrën taktiko-operative
të Divizionit të Tiranës u dislokuan në Kukës reparte të tankeve, të artilerisë
së rëndë top obuz 152 mm, të artilerisë reaktive 189 mm, që njihen si
“katjusha”, dhe mjete të tjera të
mekanizuara.
Epilogu
Lufta
e Kosovës nuk ishte një ngjarje e papritur, por rezultati i një akumulimi të
gjatë të tensioneve etnike dhe politike.
Në
vitin 1999, pas masakrave të shumta dhe krizës humanitare, u sensibilizua NATO e cila nisi një fushatë bombardimesh kundër
Serbisw. “Operation Allied Force”, që zgjati 78 ditë – prej 24 marsit deri më 10
qershor 1999, - ku NATO kreu rreth 38,000 fluturime, nga të cilat 10,484 ishin
sulme ajrore kundër objektivave serbe. Sulmet u përqendruan në infrastrukturë
ushtarake dhe komunikimi, aeroporte dhe baza ushtarake serbe, si dhe kundër forcave
tokësore dhe artilerisë.
Kjo
forcë detyroi Millosheviçin të pranojë tërheqjen e trupave të tij nga Kosova.
Pas
gati një dekade nën administrimin ndërkombëtar, Kosova shpalli pavarësinë e
saj.
Lufta
dhe pavarësia e Kosovës përfaqësojnë dy faza kyçe të një rrugëtimi të gjatë
historik për liri dhe vetëvendosje. Konflikti i armatosur i viteve 1998-1999
ishte kulmi i një përpalljeje të gjatë me represionin serb, ndërsa shpallja e
Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte finalizimi politik i këtij rrugëtimi. Por
rruga e pasluftës ka qenë e mbushur me sfida të shumta.
Deri
më sot, 117 shtete kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo Pavarësi është njohur
nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar,
Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Shteti i parë që e njohu Kosovën ishte Kosta
Rika, më 17 shkurt 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë. Njohja më e fundit
erdhi nga Izraeli, më 4 shtator 2020.
No comments:
Post a Comment