Europa
ka mbetur në udhëkryq tashmë. Ose duket sikur ka mbetur. Nuk dihet nëse do të
marrë majtas, djathtas, do të kthehet mbrapa apo do të çajë përpara. Nga sot
çadra amerikane nuk do të jetë më sipër kontinentit, për ta mbrojtur atë si nga
stuhitë kozmike dhe rënia e meteorëve.
Megjitahtë
Evropa mbetet po aty, si kontinenti plakë e i plakur, por ende shumë i fortë.
Historia
ka treguar se ky kontinent është i paparashikueshëm dhe shpeshherë burim i
luftrave dhe trazirave më të mëdha botërore.
Europa
ka qënë djepi i luftrave dhe konflikteve më të tmerrshme që ka njohur historia
moderne. Prej Perandorisë Romake e deri te Luftërat Botërore, ky kontinent ka
kaluar nga dominimi, revoltat, pushtimet dhe copëtimet.
Pas
Luftës së Dytë Botërore, Europa u bë skena e një eksperimentimi të ri gjeopolitik
në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën rolin e kujdestarit,
arbitrit dhe garancës për sigurinë. Dhe Evropa nisi të përkëdhelej nga kjo
kujdesje. Madje nuk e ccau më kokën për të përgatitur ushtarë lufte por nisi të
majmej në bollëk.
Një
Gjermani e ndarë dhe e nënshtruar u mbajt brenda kornizave të NATO-s, duke u
siguruar që të mos rikthehej si një fuqi destabilizuese. Anglia, nga ana e saj,
mbeti një vasale e bindur e Amerikës, duke vepruar si ura lidhëse midis dy
kontinenteve. Franca dhe Italia ndërtuan modelet e tyre, shpeshherë në
kundërpesha ndaj anglo-amerikanëve, por gjithnjë brenda orbitës së Perëndimit.
Por
sot, bota po ndryshon. Amerika, me tërheqjen e saj graduale nga Europa dhe
përqendrimin në Indo-Paqësor, po le rrethin europian të vetëm. Ndaj është
ngritur një pyetje thelbësore: A do të mbijetojë Europa pa Amerikën? A do të
bëhet më e fortë apo më e dobët?
Analistë
të anshëm e të paanshëm mendojnë se një Europë pa Amerikën do të duhet së pari
të përballojë faktorin rus.
Pse,
çfarë do t’i bëjë Rusia Evropës?
Rusia
historikisht ka treguar forcë në mbrojtje por jo aq në sulm. Në të kaluarën,
përpjekjet e saj për zgjerim kanë hasur shpesh në pengesa strategjike, nga
luftërat napoleonike tek Lufta e Ftohtë. Megjithatë, duhet theksuar se Rusia
nuk do të ishte ngritur si fuqi botërore me krijimin e Bashkimit Sovjetik nëse
nuk do të ishte për ndërhyrjen amerikane në Normandi gjatë D-Day, që ndihmoi në
mposhtjen e Gjermanisë naziste. Pa këtë ndërhyrje, Gjermania ndoshta do ta
kishte futur nën kthetrat e saj "ariun polar", duke ndaluar aspiratat
sovjetike për zgjerim. Dimri rus, që mposhti ushtrinë e Rajhut, duket se është
një legjendë. Sepse në të vërtetë atë e mposhti aviacioni aleat.
Pas
Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u ringrit shpejt. Për më tepër që shpenzimet
ushtarake ishin ulur ndjeshëm. Kështu që ajo u kthye si lokomotiva ekonomike e
Europës, duke ndihmuar në rindërtimin e kontinentit. Megjithatë, pyetja tani
është: Sa e aftë do të jetë ajo të vazhdojë të tërheqë trenin europian nëse
NATO pezullohet? A do të riarmatoset Gjermania për të mbrojtur veten dhe
aleancën e BE-së? Kjo do të përfaqësonte një ndryshim të madh historik, pasi
për dekada Gjermania ka ruajtur një qasje të kujdesshme ndaj militarizmit.
Duhet
përmendur fakti që me nisjen e luftaës në Ukrainë, Gjermania planifikojë një
fond prej 100 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2022 për modernizimin e
forcave të armatosura.
A
duhet mbajtur nën vëzhgim armatimi i Gjermanisë?
Kjo
është një pyetje që mbetet e hapur. Gjermanët, që dikur shkatërruan Perandorinë
Romake, formuan Perandorinë e Shenjtë dhe iniciuan dy Luftëra Botërore, kanë
treguar një histori ambicieje të pakufishme. Nëse historia na mëson diçka,
është se oreksi i Gjermanisë ka qënë gjithmonë i madh dhe zgjerues.
Sipas
disa analizave, bota duhet të ketë frikë jo nga Rusia, por nga Gjermania. Rusia
ka treguar se hegjemonia e saj mund të shkojë deri te republikat balltike, por
nuk ka një histori ekspansioni global. Gjermania, nga ana tjetër, kur ka pasur
mundësi, ka synuar dominimin europian dhe më gjerë. Nëse riarmatimi i
Gjermanisë nuk kontrollohet, mund të rikthehemi në një skenar ku Europa del
jashtë kontrollit. Atëherë Amerikës i duhet të bëjë llogari të tjera.
Europa
është e rrezikshme. Europa, që tani ka hapur dyert për miliona refugjatë nga
Azia, Afrika dhe Arabia, ka treguar se prej saj kanë nisur dhjetë kryqëzata.
Historia na mëson se kur Europa mbetet pa kontroll, ajo mund të kthehet në një
fuqi agresive dhe destabilizuese. Duhet mbajtur nën vëzhgim, sepse po ia hoqe
kapistallin, është si hamshori i patredhur, që nuk dihet ku e mban vrapin. Dhe
zakonisht krizat që i shfaqen qoftë në horizont Evropa i mbulon duke hapur një
vatër lufte qoftë dhe në mesin e saj.
Nëse
Europa del jashtë kontrollit, atëherë Amerikës i duhet të bëjë llogari të
tjera. Do të rikthehet për të vendosur rregullin? Apo e gjitha kjo do të çojë
ujë drejt Rendit të Ri Botëror, me të cilin mund të jenë dakord të gjithë? A do
të gjejë Europa forcat për të mbijetuar? Apo pa Amerikën do të rrënohet si një
konstruksion politik i paplotë?
Kjo
mbetet pyetja thelbësore e shekullit të ri.
No comments:
Post a Comment