Ne artistët shqiptarë, si po i
pushtojmë skenat e botës
Jeta ime, një itinerar evropian me
qendër në Tiranë
nga Leonard Veizi
Brenda së njëjtës veshje, krejt demode a ndoshta disi groteske, ëndrra
mbetet sërish e tillë dhe nëse tenton ta zhbësh e të dalësh tej në realitetin
“divers”. Të qenit brenda saj, si protagonist i panjohur a si spektator i
rëndësisë së veçantë të bën të ndihesh krejt tjetër. Emocioni, gjithashtu,
mbart të njëjtën vlerë, me rrahje pulsi të pambarimtë a një ankth të tejkaluar,
gjithsesi. E padyshim brenda mureve të saj gjithçka vazhdon të jetë po ajo. E
njëjta famë. Çdo gjë që vërtitet mbi skenë, plate e lozha, në dritë a
gjysmëterr, mbetet po aty, e jashtë saj asgjë s’lëviz. Nuk shfaqen filma “triller”
tredimensional dhe as zara si mbi ruletë e kazinosë nuk vërtitet, natyrisht.
Atje bota është e vjetër si në përrallë dhe magjike njëkohësisht. Çlirohen nota
instrumentesh të akorduar deri në përsosmëri dhe klithmat akustike mbeten në
eter...
...Duket se boshtit i stërzgjatur; Tiranë - Strasburg
- Paris - Gjenevë e me stacion në fundit në Venecia, nuk ka asnjë gjasë
të njihet në analet e politikës dhe as në hartat e planeve të luftën inreale të
komandave shtab. Por duket se edhe pa ndonjë rëndësi strategjike, për të është
shumë e çmueshme, derisa e nisur nga “Nënë Tereza - Aeroport” ka mbërritur
në “Leonardo
da Vinçi”, “Charles de Gaulle” e “Marco
Polo”, me kërkesën e përhershme për t’u kthyer sërish në pikën e nisjes. Oriana
Kurteshi, një soprano e famshme tashmë dhe e kërkuar në skenat e mëdha të
perëndimit europian, tenton vazhdimisht të kthehet në skenën e Tiranës, ku edhe
pa ajër të kondecionuar, mund të këndojë me një pasion të marrë e përvëlues
Aidën, Lisetten apo Xhildën e brishtë të “Rigoletos”
Cila ka qenë axhenda juaj e në këtë
sezon?
Po filloj nga recitali im i fundit, i cili u zhvillua në
tetor 2012, në një nga sallat me prestigjioze të Parisit, në sallën “Cortot”,
ku isha e shoqëruar nga pianisti tashmë i njohur Genc Tukiçi. Një muaj më pas,
në nëntor kam kënduar për 140 vjetorin e Korit të Strasburgut “Messen St. Cecile” të kompozitorit Gounod me filarmoninë
e Strasburgut. Në të njëjtën kohë kam kënduar e lajmëruar në minutën e fundit
rolin e Manon te “Massent” në Gjermani, Phorzheim, rol që do vazhdoj ta këndoj
edhe në vitin e ardhshëm. Para një jave isha përsëri në Strasburg, tek “Magnificat
e Galuppi”, për kor dhe orkestër.
Ndërkohë, është
përcaktuar vijimësia e turit për vitin në vazhdim?
Vitin 2013 e kam filluar përsëri në Gjermani me “Manon”,
pastaj operën “Flauti Magjik” rolin e Pamines, për të vazhduar në Venezia
“Teatrin Malibran”. Më pas kam dy recitale për soprano dhe harpë në Normandi,
Paris, dhe Aix-en-Provence, me muzikë të Debussy, Schumann, Fauré, Schousson. Si të mbaroj këtë tur do të vazhdoj me operën
"Il Turko in Italia" një kompozim i Rossinit, ku do të jap shfaqe në sallat
prestigjioze të Francë dhe në Nantes, Angers dhe Lukseburg...
Sa ia dedikoni suksesin,
studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura dhe sa asaj që keni përfituar në
Austri, Itali apo Francë?
Jam munduar dhe mundohem të kem një aktivitet të vazhdueshëm artistik. Dhe
këtë ja dedikoj shumë shkollës përgatitjes në Akademinë e Artëve të bukura në
Tiranë, punës në Liceun Artistik. Kuptohet edhe jashtë kam fituar shumë për sa
i përket rritjes artistike por baza ime është Tirana. Ah po një gjë kam fituar
jashtë, gjuhet e huaja; italishten, anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten
perfekt dhe njohja e një bote muzikore të pa fund.
Shtypi shqiptar nuk iu ka evidentuar për
aq sa është fama juaj reale. Ka qenë media e pavëmendshme ndaj jush apo ju keni
qëndruar larg saj?
Ju falënderoj për vlerësimin me fjalën “famë”, por besoj se ajo nuk është e
madhe. Ndoshta janë që të dyja, si media në Tiranë edhe unë që gjithashtu kam
qëndruar larg. Të them të vërtetën ka dhe shumë artiste të tjerë me shumë vlera
që bëjnë të njëjtën gjë si unë!
Aktualisht në skenat e mëdha interpretojnë disa
këngëtarë shqiptare. Mendoni që shkolla e arteve në Shqipëri ka nxjerrë artistë
të mëdhenj?
Është shumë e vërtetë që shkolla jonë ka nxjerrë dhe uroj që të jetë kështu
dhe në të ardhmen artistë të mëdhenj duke u dhënë skenave të botës një art
shumë të bukur, dhe jo vetëm këngëtare por edhe instrumentistë, piktorë,
balerinë, koreograf, dhe mua personalisht tani më bën të jem krenare duke ditur
që dhe ata pak miq të mij që kam bëjnë pjesë në këtë ambient. Ata po nderojnë
këtë vend të vogël por dhe shumë të madh në të njëjtën kohë.
Cilat janë rolet që i mendon si më
të arriturat nga ana vokale dhe interpretative?,
Role që kam luajtur më shumë në skenat e huaja dhe me dirigjentë të mëdhenj
si Riçardo Muti, Daniele Gati, Daniel Oren, janë disa; si roli i Oscarit në
operën “Ballo in Maschera” të Verdit, sepse ka shumë energji e jetë dhe them se
e kam arritur mirë. Në rolin e “Lisettes” në operën "La Rondine" të
Puçinit e kam ndier veten më të sigurt dhe më të rritur nga ana profesionale në
mënyrën e interpretimit të rolit. Një tjetër rol tjetër që më pëlqen shumë
është edhe “Sonnambula” e Bellinit. Zëri im ka ndryshuar për sa i përket sensibilitetit
e pjekurisë artistike. Punoj më shumë tani me brendësinë time sesa me anën e
jashtme. Kjo gjë më ndihmon shumë për të ardhmen në karrierë”.
Cila është diferenca
e të kënduarit në “La Scala” nga ajo në TKOB?
Ne skenën shqiptare nuk jam shumë prezent dhe në fakt është ajo që më
mungon shumë. Nuk ka asnjë ndryshim për mua të kënduarit në “La Scala” nga ajo
në Teatrin e Operës në Tiranë, përkundrazi edhe më e vështirë më duket në këtë
të fundit sepse publiku ynë është shumë i pasionuar e kritik. Duartrokitjet në Shqipëri
nuk i ndërroj me asgjë. Ato janë shumë të shtrenjta për mua duke mos harruar që
kanë qenë dhe të parat që më kanë mbështetur në këtë rrugë”.
Besoni se në perëndim ka racizëm për shqiptarët
edhe kur kanë të bëjnë me emra që tashmë i përkasin një publiku më të gjerë
Mendoj se racizëm nuk ka ndaj nesh. Mund të mendoj fjalën xhelozi sepse
është e vërtet, si ju përmenda dhe sipër shkolla jonë po nxjerr shumë më shumë
artistë me vlera, dhe ju siguroj se niveli jashtë është shumë më i vogël. Uroj
që të jetë kështu.
Cilat janë të
rejat e Orianës në planin personal?
Sa i përket të rejave në fushën personale, u them se jam
martuar, bashkëshorti im është një francez me profesion arkitekt. Tanimë jetën
time e ndaj midis Zvicrës-Strasburgut- Parisit- Venecias... e padyshim Tiranës.
Karriera në vite
Ajo ka interpretuar në “La Scala”, me një kastë shumë të njohur artistësh. Vetëm
6 vjeç Oriana Kurteshi do interpretonte në skenën e Pallatit të Pionierëve në
Tiranë. Më pas do të ishte pjesëmarrëse në Festivalet e Këngës për Fëmijë. Falë
talentit u zgjodh të interpretonte në rolin kryesor të së parës operetë për
fëmijë në Shqipëri, “Albi dhe karikaturat”. Do të vazhdonte studimet në Liceun
Artistik dhe Akademinë e Arteve. 17 vjeç interpretoi rolin e Zerlinës në operën
“Don Giovanni” dhe Despinën tek “Così fan tutte”, të dyja vepra të Moxartit.
Zëri i saj impresionoi dhe sopranon e famshme Katia Ricciarelli, e cila e
zgjodhi atë për t’u formuar në Akademinë e Mantovës (Itali), mes shumë të
tjerësh nga e gjithë bota. Pas Akademisë së Mantovës, do të vazhdonte studimet
në Akademinë Zenobio në Treviso, Akademinë Moxart të Salzburgut e në Akademinë
Richard Wagner në Venecia.
Botuar në gazetën SHEKULLI 16 shkurt 2013
Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
ReplyDeleteOse WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }