Stenli Kubrik i shokoi të gjithë me “Eyes Wide Shut” që ishte dhe filmin i tij i fundit, e që u cilësua si një testament. Është një film me skenar nga ai vetë në bashkëpunim me Frederik Rafael, ku interpreton çifti Nikol Kidman e Tom Kruis. Në gjuhën e shifrave ky prodhim arkëtoi 162 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin me fitimet më të larta të Kubrick dhe u përfshi në disa lista të filmave më të mëdhenj të viteve 1990.
Por në fakt
gjithçka e “Eyes Wide Shut”, që në shqip ka ardhur si “Mbylli sytë fort” ishte
e mbështetur mbi romanin “Traumnovelle” të shkrimtarit austriak Artur
Shnitcler, dhe që njihet si “Historia e Ëndrrës”, apo dhe si “Ëndrra e
dyfishtë”. Titulli “Traumnovelle” është nga origjinali i gjuhës gjermane, por
në anglisht libri mban titujt “Rhapsody” dhe “Dream story”.
Për këtë
libër – që i përket periudhës së lëvizjes Dekadente në Vjenë në fillim të
shekullit XX, - kritika thotë se është
një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës.

No comments:
Post a Comment