Nga Leonard Veizi
Fati
mund ta dojë që të vritesh me nder në luftë e pas të lësh emrin e mirë, të
cilin ta gdhendin mbi një pllakë mermeri. Por fati është qerrata i madh, mund
të të rezervojë dhe surpriza të tjera. Fjala vjen: shpëton nga plumbi i luftës
dhe vdes pasi ke marrë një gjilpërë e të ka bërë reaksion medikamenti i
shishes. Kjo është akoma më keq. Se lë armët varur dhe nuk merr as titullin e
dëshmorit. Dhe po s'e more titullin, ata të familjes nuk marrin as pensionin. Shkurt:
shkon për dhjamë qeni. Dhe me shumë gjasa, gojët e liga që nuk rrinë dot pa
folur do thonë: Ishte luan në luftë, por iku si lepur në paqe.
E
që thoni ju, mua, personalisht, më doli emri të bëja vaksinën kineze. Nuk pata
fat për të marrë Pfizer-in që të mbron 95 përqind, as AstraZeneca-n, madje as
Sputnik V, por pikërisht Sinovac. Sherri po kishte plasur prej kohësh. Ca të
sugjeronin me bindje të thellë: “Bëjeni se është ultra”, ca të tjerë ishin fort
skeptikë sa e përfytyronin vaksinën kineze me po aq dëme sa dhe bomba atomike e
Hiroshimës. Akoma më tej, ca të tjerë nuk besojnë fare te vaksinat, as te
kinezja, as te rusja, por as tek amerikania. Ata të thonë se po bëre një
vaksinë, e hëngre... o do bëhesh impotent ose homoseksual.
Na
mbro o Allah!
Pro
dhe kundër vaksinës. Por kë të besosh? Se të dyja palët kanë argumente që të
mbërthejnë e të lënë pa tekst.
Epo
secili ka qejfin e vet, tek e fundit. Fjalë janë. Nga fjalët nuk vjen gjë e keqe.
Nga ajo që ndodhet brenda injeksionit po.
Ju
bëftë shëndet!
Se
ne shohim ngjyrat e politikës dhe harrojmë që mjekësia kineze ka qenë e famshme
prej lashtësisë. Pastaj jemi mësuar këto vitet e fundit me mbeturinat që shiten
tek tregu afër Medresesë dhe kemi krijuar konceptin: “mall kinez mo”. Demek, të
mbetet në dorë. Sipas këtij arsyetimi duhet të na ishte futur frika në palcë.
Sidomos po të ndjekësh këmbë pas këmbe ca mjekë që të çorodisin fare kur flasin
në televizor.
Mirëpo
thonë se burrave nuk u ka hije të qarraviten e jargaviten. Se ku ndryshojmë ne
nga gratë, tek e fundit, përveçse të mbajmë mustaqe?! Kështu që i dhashë
drejtim. Përvesha mëngën dhe “cak”, një e pickuar kaq e lehtë sa nuk u kuptua
fare. “Me shëndet!”. Rrofsh moj motër! Fundja një herë vdes njeriu. Se edhe
vdekja ka dinjitet. Duhet ta mbledhësh veten kur e sheh se nuk ka rrugë
shpëtimi. Në botën tjetër herët a vonë do shkosh se nuk ke nga ia mban. Unë po
provoj këtë kinezen. Mbase shtyj ca. Në qafë paça veten, tek e fundit.
Por
mos mendoni se po bëj avokatin e djallit. “Rroftë qeveria!”. Tani, dhe një
autolavazh, ku të bindem se përfundimisht bëra zgjedhjen e duhur, duhet t’ia
bëj vetes. Gjithsesi, unë në fakt, bëj punën time si gazetar. Atë që kam 30
vjet që e bëj. Sepse menjëherë, - pasi bëra vaksinën në kushte të adaptuara
mirë, me punonjës policie që mbanin rregullin, punonjës socialë që të
orientonin e punonjës mjekësie fort të kujdesshëm, - unë do të marr sërish
rolin e oponentit. “Poshtë qeveria!”. Dhe pas kësaj do të nis të kritikoj
sërish sistemet, atë të mjekësisë e të policisë. Sepse kjo është detyra e një
gazetari. Të ngrejë probleme, madje dhe aty ku nuk ka.
Vaksina
kineze është shtruar këmbëkryq tek sheshi "Skënderbej". Në vitet '70
të shekullit XX po tek ky shesh gjeje pafund specialistë kinezë, me kostume
doku e kasketa në kokë, që Kina motër na i kishte dërguar për të na ndihmuar të
ngrinim rrjetin industrial të uzinave tej e tej vendit. Pamja po përsëritet në
vitet ‘20 të shekullit XXI. Vaksinat kineze kanë ardhur të na japin një dorë në
malore.
Epo...
miqësia e vjetër si vera e vjetër, nuk harrohet kollaj.
Tani
ne, që e kemi braktisur Lindjen dhe jemi shtrënguar pas këmbëve të Perëndimit,
do kishim qejf të bënim atë amerikanen, Pfizer-in, ose Modernën të paktën.
Por... ja që: “kisha na e mbylli derën...”. “Pfizer” nuk po merr dot Gjermania,
lokomotiva e kontinentit, ajo që e ka bërë Evropën të flasë me vete në dy
luftërat botërore dhe që është shteti më i disiplinuar mbi këtë dhè.
Po
jo ore, ku mbahen shqiptarët. Ne mendojmë se amerikanët na adhurojnë, meqenëse
rrjedhim nga arbrit, ata nga ilirët, dhe këta të fundit nga ca më tej akoma,
nga pellazgët. Epo gjaku nuk bëhet ujë de. E kështu, meqenëse mendohet se
amerikanët na kanë me sy të mirë, do shkarkonin dhe ndonjë kamion riportabël me
vaksina, e do kishte “Pfizer” nëpër magazinat tona sa të lozte dhe qeni i
kallajxhiut. Mizëri vaksinash, demek. Por akoma nuk e kuptojmë se në fakt jemi
andej nga fundi i rreshtit aq sa herë-herë na trajtojnë dhe si lagje
periferike.
Në
këto kushte, ku s'ta fërshëllen njeri, e ku secili nuk sheh jashtë pragut të
shtëpisë së vet, do t’i thuash “derrit-dajë” e të ulësh kokën. Ose po të jesh
vërtet burrë, po burrë ama, mund të rrish e të presësh me dinjitet.
Mirëpo
dinjiteti na ka vajtur si brekët, në fund të këmbëve. Kush bën shaka me jetën
sot? Eh sa të dhimbset koka, aq sa po të të thërrasë Atdheu “nën armë”, e hedh
pushkën në ndonjë hendek dhe as që nuk të plas cipa se cilësohesh dezertor.
Frika
shtohet sidomos kur në listën e viktimave nga Covidi sheh emra miqsh që deri
dje kishe ndarë kafenë e mëngjesit. Dhe kështu te radha për të bërë vaksinën
ndesha me ca djem që ishin betuar se do merrnin vetëm vaksinë të prodhuar nga
Perëndimi i largët. Mirëpo çfarë nuk të bën halli. Dhe kishin ardhur me vrap e
pa fjalë të bënin vaksinën e “Lindjes së kuqe”.
Hë...
Burra muti. Po ku kanë mbetur më burra. Inshallah nuk e kanë nga vaksina të
paktën.
Jeta
është e shtrenjtë vëlla. Ja aty, tek kinezi do përfundojmë të gjithë... Madje
edhe “Stefan Bardhi këtu do të vijë...”
“Shqipëria
buzëqesh”, këtij i them slogan unë.
Njerëzit
duket sikur janë skeptikë ndaj vaksinave. Sepse në tregun mediatik qarkullojnë
dhe plot teori konspiracioni ku ca e ca thonë se vaksinat e kanë një hile
brenda. Po or vëlla, patjetër që e kanë. Se kimikate janë. Por çuditërisht edhe
pse marrim tërë ditën e ditës kimikate, që ta shkurtojnë jetën, njeriu po jeton
më gjatë se para 100 vitesh kur gjithçka ishte bio.
Si
ka mundësi kjo?
Si
ka mundësi të marrësh farmak me grushte dhe të jetosh për bukuri?
Si
ka mundësi që të bombardohesh me kimioterapi, e cila vret e pret qelizat, të
këqijat, por dhe të mirat i merr mbarë, dhe të mbijetosh e ta mundësh kancerin?
A
duhet besuar shkenca apo tek teoritë e konspiracionit?
Nuk
po zgjatem më shumë, sepse të gjitha këto do të mund t'i trajtojmë në një
edicion tjetër. Ndryshe ç’u pa puna?!
Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
ReplyDeleteOse WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }