In Memoriam
Nga Leonard Veizi
Ai
do të mbahet mend në kinema për të paktën dy role emblematikë: Ademin tek
“Brazdat” dhe Adnan Pinxho, i biri i Abdurrahmanit, tek “Njeriu me top”.
-Po ti nuk do japësh gjë për partizanët o Pinxho
Kapella?
-Nuk ka kohë ai, jo, se i ftohet gjella.
-Mua partizanët nuk më pyetën kur dolën malit, tani le të hanë atë që blojtën!
Edhe
pse karriera e tij u mbështet mbi role të dyta, ai diti të latonte çdo detaj
për t’i dhënë jetë e karakter një personazhi. Qoftë dhe në rolin episodik si
shoferi i taksisë tek filmi “Mysafiri”.
-Për besë edhe goxillë të isha nuk do haja kaq shumë.
Shiko si më është fryrë kaceku... Po bën skopio.
Pandi
Siku, kishte më shumë se 20 vjet që ishte larguar nga Shqipëria dhe jetonte me
familjen në Illinois, të Shteteve të Bashkuara. Por edhe Shqipërinë e vizitonte
herë pas here sepse në skenën e Teatrit të saj kishte punuar aq fort me rolet
dhe kishte lënë padyshim gjurmë të pashlyera.
Por në 16 gusht 2022, pas betejës me një sëmundje të rëndë, ai u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Pandi Siku ishte lindur në Tiranë më 28 Korrik 1949. Po në Tiranë kishte vazhduar shkollën në degën e dramës në Institutin e Lartë të Arteve, për t’u diplomuar si aktor.
Edhe pse roli i tij i parë debutues ishte në kinema në vitit 1971, dy vite më pas ai do të emërohej si aktor i trupës së Teatrit Popullor të asaj kohe.
Njihet si aktor që ka interpretuar mjaft role, kryesisht të dyta, të cilat jo vetëm i dhanë një emër të mirë por dhe çmimin e “Aktorit më të mirë”. Vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar deri në vitin 2001, kur iu desh të emigronte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për jetën e tij profesionale shkruhet se në teatër debutimin e bëri në dramën “Toka jonë” dhe “Bashkë me agimin”. E më pas do të vinin një seri rolesh të tjera.
Një karakter të fuqishëm e tragjik ai do të jepte tek Shpendi në “Epoka para gjyqit” personazhi që priste të ekzekutohej pasi kishte vrarë dy nga spiunët e Portës së Lartë.
-Lidhja është gjallë Sulejman. E shoh në sytë e kësaj
fëmije.
-Po ai nuk është fëmijë mor zoti Abdyl. Po ai di me ec me kalë, di me shti me pushkë, di me ndejt mes burrash. Po ai di dhe me knu. Hajde ke baba...
Dhe
po aq sens humori do të transmetonte në skenë dhe me komedinë e famshme të
Shekspirit “Nata e 12-të”, ku luan rolin e një prej shërbëtorëve të zonjës
Olivia.
-Zonjë, zonjë, mos lini grindjen dhe armiqësinë të
prishin ngazëllimin e këtij çasti.
Malvolios zonjë ia punuam ne këtë lojë.
Në
kinema do të ishte pjesëmarrës me debutimin e tij që kur ishte student në vitin
1971 në moshën 22-vjeçare, tek “Kur zbardhi një ditë”; por në vitin 1973 regjisori
Kristaq Dhamo do t’i besonte rolin e protagonistit, atë të Ademit tek
“Brazdat”, rol i cili do ta bënte fort të njohur tek spektatori.
-Si thua Marta, që në shkollë e ke pasur qejf
traktorin. Zëri një herë levat e tij me dorë. Shemb një lis, një të vetëm dhe
do ta ndjesh veten më të madhe dhe më të fuqishme se Zoti.
Për
Pandi Sikun kritika do të shkruante se ka ditur me profesionalizëm të ndërtojë
tipa e karaktere, ngandonjëherë shpërthyes në interpretime me batuta gazmore,
si fshatarin, punëtorin, traktoristin, shoferin... por të riun atdhetar, si në
rolin e Mistos tek “Fushë e blerte, fushë e kuqe” të regjisorit Gëzim Erebara.
-Gjeneralëve fashist u intereson të na shikojnë ne se
si grindemi me njëri-tjetrin. Ata mund të na rrahin dhe shpatullat, sepse duan
që ta bëjnë rininë për vete.
Pandi
Siku u nda nga jeta... por vetëm fizikisht. Sepse, ashtu siç është shprehur dhe
miku i tij aktori Leka Sefla, ai do të vazhdojë të mbetet “Djaloshi i
përjetshëm”. Për të gjallët e mëpastajmë Pandi Siku ka lënë disa dhjetëra role
në pelikulë, të cilat do ta mbajnë në jetë kujtimin e tij.
-Nuk ka kohë ai, jo, se i ftohet gjella.
-Mua partizanët nuk më pyetën kur dolën malit, tani le të hanë atë që blojtën!
Por në 16 gusht 2022, pas betejës me një sëmundje të rëndë, ai u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Pandi Siku ishte lindur në Tiranë më 28 Korrik 1949. Po në Tiranë kishte vazhduar shkollën në degën e dramës në Institutin e Lartë të Arteve, për t’u diplomuar si aktor.
Edhe pse roli i tij i parë debutues ishte në kinema në vitit 1971, dy vite më pas ai do të emërohej si aktor i trupës së Teatrit Popullor të asaj kohe.
Njihet si aktor që ka interpretuar mjaft role, kryesisht të dyta, të cilat jo vetëm i dhanë një emër të mirë por dhe çmimin e “Aktorit më të mirë”. Vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar deri në vitin 2001, kur iu desh të emigronte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për jetën e tij profesionale shkruhet se në teatër debutimin e bëri në dramën “Toka jonë” dhe “Bashkë me agimin”. E më pas do të vinin një seri rolesh të tjera.
Një karakter të fuqishëm e tragjik ai do të jepte tek Shpendi në “Epoka para gjyqit” personazhi që priste të ekzekutohej pasi kishte vrarë dy nga spiunët e Portës së Lartë.
-Po ai nuk është fëmijë mor zoti Abdyl. Po ai di me ec me kalë, di me shti me pushkë, di me ndejt mes burrash. Po ai di dhe me knu. Hajde ke baba...
No comments:
Post a Comment