24 Prilli – Dita e Aviacionit
Nga Leonard Veizi
Më
24 prill Shqipëria përkujton Ditën e Aviacionit, një datë që dikur përfaqësonte
krenarinë e Forcave të Armatosura dhe ëndrrën e fluturimit për breza me rradhë.
Por
çfarë përfaqëson kjo ditë sot?
Dita
përkujtohet ende edhe pse në arsenalin e saj shqipëria nuk ka më avionë
luftarak, por nja dy dronë dhe ca helikopterë.
Pak histori
Duke
gërmuar nëpër arkiva, dhe duke u mbështetur mbi dëshmitë e drejtuesve më të
lartë të armës së avazcionit, si: Edip
Ohri, Gëzdar Veipi, Klement Aliko, Astrit Jaupi etj, kam munduar të dal në disa
përfundimi. Që do të thotë:
Që
në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin
Ushtarak. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krjohen asnjëherë, ndonëse
formalisht ajo ishte edhe në tri dekretligjet, që u miratuan në vitet 1931,
1934 e 1937. Aviacioni Luftarak Shqiptar u krijua pas Luftës së Dytë Botërore
më 24 prill të vitit 1951. Ishte piloti i parë Peço Polena i cili fluturoi me
një avion të ushtrisë shqiptar, të montuar e përgatitur nga specialistët vendas. Reparti i parë ushtarak i aviacionit
u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Laprakës, ndërsa Regjimenti i
parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej më
pas me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e
Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e
Gjadrit, të gjithë me avionë e helikopterë të prodhimit lindor.
Natyrisht
përderisa “de fakto” deri në vitin 1961 Shqipëra ishte pjesë përbërëse e
Traktatit të Varshavës.
Përbërja
Shqipëria
kishte një flotë me mbi 240 mjete fluturuese në kulmin e fuqisë së saj
ushtarake. Ishin kohë kur pilotët stërviteshin në disa baza, kur uniforma e
aviatorit ishte simbol force dhe disipline, dhe kur tingulli i avionëve MIG që
fluturonin mbi shpejtësinë e zërit krijonte një ndjesi sigurie dhe krenarie.
Në
vitet '70-’80, Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 72 avionë
MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje luftarake me 12 avionë MIG-17 dhe
shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për
transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike. Në Tiranë, në
Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë
AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e
Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy
skuadrilje me avionë me helikë JAK-81, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve
në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë
MI-4, ndërsa në Rinas kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip
IL-28.
Madje
Shqipëria poseidonte edhe 1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipeve të
avionëve.
Gjatë
gjithë historisë së aviacionit ushtarak shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar në
vitin 1951 kanë rënë në krye të detyrës 39 pilotë.
Reliket
Sot,
nga avionët MIG e JAK nuk ka mbetur më asgjë. Ose ato që kanë mbetur janë
vendosur aty këtu për zbukurim. Natyrisht, një avion prodhim i vitit 1970 nuk
mund të fluturojë më sot, edhe nëse ke mundësinë e nja remonti kapital tërësor.
Sepse jemi në një kohë kur teknologjia ajrore ka përjetuar një revolucion të
paparë.
Mbas
30 vjet shërbimi, edhe MIG-21, - qw ishte avioni mw i sofistikuar luftarak qw
kishte Flota Ajrore Shqiptare, - u cilwsua si teknologji e prapambetur. Në
nëntor 2005 kur u mor vendimi për mbylljen e fluturimeve me avionë reaktiv, u
lanë në konservim si rezervë për fluturim: 2 MIG-21, 8 MIG-19, 4 UTIMIG-17, 6
MIG-17 dhe 4 AN-2.
Por
pyetja që shtrohet është: pse nuk ka pasur një vizion për të pasur një aviacion
të ri, të përshtatur me kohën dhe nevojat moderne?
Dikur,
aviacioni ishte krenaria e ushtrisë shqiptare. Sot, duket se është një kapitull
i mbyllur. Por a duhet të jetë kështu? Në një botë ku hapësira ajrore mbrohet
me teknologji të avancuar, Shqipëria nuk mund të mbetet jashtë logjikës së
sigurisë kombëtare dhe rajonale. E aq më tepër sot, kur flitet hapur rreth mundësisë
së një konflikti botëror.
Aktualitet
Flota
ajrore e ushtrisë shqiptare sot ka një numur modeste me rreth 20 helikopterë,
të dedikuar kryesisht për operacione shpëtimi dhe logjistikë, jo për mbrojtje
apo dominim ajror.
Avionët
reaktivë janë zhdukur nga horizonti ynë, ndërsa baza të tëra ajrore janë kthyer
në relike të së shkuarës. Nuk prodhohen më pilotë ushtarakë, nuk ka shkolla të
specializuara, dhe nuk ekziston më një strategji për një aviacion modern
ushtarak.
U
rehabilutua vetëm Baza Ajrore e Kuçovës, si një pikë strategjike në mbrojtje të
paqes dhe të operacioneve të NATO-s. Por pa avionë shqiptarë dhe pa pilot
shqiptarë gjithashtu.
Tanimë
Dita e Aviacionit duhet të shërbejë jo thjesht si një përkujtim i së shkuarës,
por si një thirrje për reflektim dhe rindërtim. Historia nuk duhet të na mbajë
peng, por të na frymëzojë për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe më të
denjë për brezat që do të vijnë.
Kjo
mudn të duket dhe si një retorikë e panevojshme, por më e nevojshme është
pajisja me armë moderne e Ushtrisë Shqiptare.
No comments:
Post a Comment