Nga Leonard Veizi
Martini
më tronditi sërish.
Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte në zemër si një avatar i paqtë. Një copëz drite që binte mbi kujtesë...
Martini i qeshur, me sy të hapur ndaj botës dhe jetës. Martini që u rrëzua nga dora e një bashkëmoshatari, aty, në një rrugicë pranë qendrës së Tiranës — qytetit ku jeta duhej të gjëmonte, jo të shuhej.
Ka qenë nëntor në atë kohë.
Sot do të ishte në provimet e minimaturës, pranë shokëve të tij, duke menduar thellë se cila ishte rruga e së ardhmes. Se futbollist ai ishte ndërkohë. Por ndoshta do të donte të bëhej edhe mjek, apo inxhinier, programues ose jurist.
Por jemi në qershor.
Vendi i tij është bosh në bankë, e në regjistër nuk ka më nota të reja që prej 18 nëntorit 2024.
Martini u plagos rëndë. Pas mësimit. Dhe ishte veç një nxënës. E çuan në spital me puls të dobët, si një dritëz që dridhet para se të shuhet. Por nuk ia doli. Jeta nuk ia dha një shans të dytë.
Sot, shtatë muaj pas ikjes së tij në amëshim, në rrjetet sociale shpërtheu zhurma:
“Ja pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit!”
Thirrje të mëdha. Tituj sensacionalë. Emocione të shkelura me këmbë. Kamerat e sigurisë ishin zbërthyer.

U
nxitova t’i shihja. S’e di pse. E kam një peng. Dhe e kam marrë një faj mbi
vete…
Se pse atë ditë, atë çast, nuk isha aty, pranë tij, për ta ndihmuar...
Është një brerje e kotë ndërgjegjeje, por është, gjithsesi.
Ndaj nuk mund të qëndroja pa e parë.
Sepse doja ta shihja.
Ndoshta nga kureshtja e tepërt për të kuptuar më shumë rreth asaj që kishte ndodhur, të fshehur në tymnajë. Ose si një lloj borxhi ndaj dhimbjes.
Dhe e pashë…
E pashë vrapin e tij të panatyrshëm, si një zog i plagosur që përpiqet të fluturojë me një krah të gjymtuar.
E kishte dorën mbi zemër. Gjaku rridhte ngadalë poshtë bluzës.
Por ai vraponte.
Me shpresë... Me frikë...
Vrapo, Martin.
Dhe pastaj mbaroi...
2 minuta e 33 sekonda. Kjo ishte videoja.
Pas kësaj, ndjeva sikur më ishin ngrirë të gjitha ndjesitë.
Nuk u shokova. Jo si zakonisht.
U tmerrova.
Thellë.
Dhe, njëkohësisht, u pendova.
"Vrapo, Martin," — thirra përsëri, edhe pse skena kishte stopuar.
U pendova që doja aq shumë të dija, të shihja, të përjetoja mbi trupin e atij fëmije diçka që s’duhej parë kurrë.
Ishte një skenë makabre, një tmerr i tejskajshëm, një fragment nga një ferr që nuk duhej të ekzistonte në asnjë realitet.
Përse duhet të përjetojmë emocione të tilla, mendova një çast?
Vetëm sepse jemi njerëz?
A është ky ndëshkimi më i madh që na ka dhënë Zoti?
Të vuajmë e të marrim goditje të vazhdueshme?
A është kjo mënyra për të kuptuar sa vlejnë jeta dhe paqja?
Vrapo, Martin... vrapo drejt jetës...
Kjo ishte përpjekja jote e fundit.
Por jo.
Mesa duket, pas kësaj vjen një tjetër goditje.
Pastaj një tjetër.
Dhe ato nuk sosin.
Ndaj vendosa: nuk do ta shihja më kurrë atë video.
As për më të madhin motiv.
Jo për kureshti.
Por as për “dëshmi”.
Sepse ai imazh — Martini që vraponte me një plagë të hapur në gjoks dhe një dritë të mbytur në sy — është më shumë se sa mund të përballojë një zemër e gjallë.
Ai ishte lutja që nuk mbërriti kurrë.
Një thirrje pa përgjigje.
Një jetë që iku, ndërsa shpresa ende vraponte përpara tij.
Pusho në paqe, Martin.
Fati nuk ishte me ty në këtë jetë tokësore.
Por unë dua të besoj — dhe besoj sigurt — se atje lart ku je ngjitur, i çliruar nga dhimbjet dhe presioni, e sheh botën tonë hipokrite me buzëqeshjen tënde naive…
...ose me përbuzjen tënde naive, gjithashtu.
Sepse vetëm një fëmijë di të përbuzë me pafajësi.
Dhe vetëm një fëmijë di të falë edhe atë që s’duhet falur.

No comments:
Post a Comment