Nga
Leonard Veizi
Ka
aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që
hyjnë në panteonin e artit duke i dhënë shpirt figurave dytësore. Me një frazë
të vetme, ai mbetet i pashlyeshëm në kujtesën kolektive. “Shershe la fam”, apo
siç njihet në orgjinal “Cherchez la femme”, fraza e Dario Llukaçit si shoferi i
taksisë në filmin epope “Kapedani”, ishte e mjaftueshme për ta gdhendur emrin e
tij në historinë e kinematografisë shqiptare. Ai shkriu humorin, karizmën dhe
një theks unik, duke sjellë në jetë personazhe të thella, qofshin ato edhe për
pak minuta në ekran…
…Në
filmin “Kapedani”, Dario Llukaçi, shfaqet në pak minuta, por lë gjurmë të
përjetshme.
-
“Shershe la fam”
-
Urdhëro?
-
“Shershe la fam”, që do të thotë se sebepi i sherrit është fëmra.
-
Tamam ashtu është, pikës i ke rënë!
-
Napolon Bonoparti, sa herë që grindeshin dy veta, thoshte: “Shershe la fam”. Që
do të thotë se sebepi i sherrit është fëmra.
-
Bravo o qoftë, kot nuk i kanë thënë njeri i madh!
-
I kishte shumë zët femrat që mbaheshin veten për të ditura. Edhe unë i kam zët
gratë. Kemi një shefe ne që na e mori shpirtin.
-
I ziu ti. Eh, edhe ne kemi një kryetare… Prandaj kam ardhur të ankohem në
Komitetin e Partisë te shoku Rropi.
Por
taksisti, si të gjithë meshkujt, urrente shefen – që me siguri me mustaqe dhe
sjellje aspak feminile – ua nxinte jetën shoferëve. Por një zockë, që mund të
bëhej shefja e tij në perspektivë, e kishte “hallall”…
Fillimet
Dario
Llukaçi lindi më 1 gusht 1925 në Rijeka të Kroacisë së sotme. Në vitin 1930,
familja e tij u zhvendos në Shqipëri, duke nisur aty kapitullin e një jete të
re. Fillimisht punoi si mekanik dhe saldator, por pasioni për skenën ishte më i
fortë se çdo profesion teknik.
Hapat
e parë në art i hodhi në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku u bë pjesë e brezit
themelues të kësaj trupe. Talenti i tij për humorin, loja natyrale dhe
përqafimi i karaktereve të zakonshme, por thellësisht njerëzore, e bënë shpejt
të njohur.
Aktori
me zë, theks e shpirt të veçantë
Ajo
që e veçonte Llukaçin nuk ishte vetëm ekspresiviteti i tij i ngrohtë apo
batutat e qeshura, por aftësia për të imituar zëra dhe thekse të huaja, një
tipar pothuajse i rrallë për aktorët e kohës. Kjo e bënte të përshtatshëm për
personazhe që sillnin një ngjyrë të re në ekran – figura dytësore që, në duart
e tij, merrnin jetë të plotë.
Po
aq mbreselenëse është dhe dialogu i tij tek filmi “Shtigjet e luftes”
- Telefonojini zotit Jani Ferra.
- E çfare t’i them?
- Të vije sa me shpejt këtu.
- Pronto, 375-sa. Zoti Jani, jam Paçeli. Ejani sa me
shpejt. Ju pret koloneli.
- Grazie signor Paçeli.
- Prego, prego ma cosa fate adesso. Ma io sono persona
perbene
Galeria
e roleve
Nëse
do të donim të rendisnim disa nga rolet që e përjetësuan Dario Llukaçin në
kujtesën tonë kolektive, do të përmendnim:
-Shoferi
i taksisë në “Kapedani” (1972),
-Oficeri
italian në “Debatik” (1961),
-Paçeli,
në “Shtigje të luftës” – (1974)
-Doktori
në “Kur hiqen maskat” (1975),
-Dirigjenti
në “Tela mbi violinë” (1987).
-Rolet
e tij në filma si “Vajzat me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Koha
nuk pret”, , “Odiseja e tifozëve”, “Estrada në ekran”.
E
meqë jemi te “Estrada në ekran” nuk mund të rimë pa përmendur edhe dialogun e
tij me Skënder Sallakun që në rol ishte shoku Stefan:
- Doni
ta fusni në furrë? Hape. Kujdes, mos takoni te rezistenca se kap korrenti.
- Nuk
të zë.
-Të
zë që ç’ke me të.
- Nuk
të zë.
- Të
zuri shumë shoku Stefan.
- Më
bitisi nuk thua.
- Epo
këtu në terren korrentet janë të forta.
Edhe
pse kurrë nuk mori rolin kryesor në ndonjë film, figura e tij mbeti simbolike.
Ai ishte aktori që nuk kishte nevojë për shumë skena që të kujtohej.
Kujtesa
artistike
Dario
Llukaçi ishte një aktor karakteri — nga ata që e mbajnë në këmbë një shfaqje
apo film pa pasur nevojë të jenë në qendër. Ai përfaqëson një brez artistësh të
përkushtuar, të përulur dhe të palodhur, që kontribuuan në ndërtimin e
identitetit të kinematografisë shqiptare pa zhurmë dhe pa kërkuar lavdi.
Aktorët
si ai na kujtojnë se arti i vërtetë ndodh në detaj, në një gjest, në një fjalë,
në një pamje që zgjat pak, por që mbetet përgjithmonë.
Epilogu
“Shershe
la fam” nuk ishte thjesht një batutë e rastësishme. Ishte mënyra e Dario
Llukaçit për të hyrë në panteonin e aktorëve të dashur shqiptarë. Një fjalë e
vetme, një rol i vogël, por një shpirt i madh që i dha jetë ekranit.
Dario
Llukaçi është dëshmia që ndonjëherë, madhështia ndodh në hije, atje ku pak sy
shikojnë, por shumë zemra ndjejnë.
No comments:
Post a Comment