Nga Leonard
Veizi
Shqiptarët mbajtën
dorën ndaj një polaku budalla – dy metra i gjatë dhe i dhjamosur nga mishi i
derrit dhe lakrat e gatuara me dhjamin e tij. Dhe nuk ia bënë portretin, ashtu
siç do të thoshte dhe Naun Shundi, i ndjeri që na la këto ditë, pikërisht në dramën
“Natë me hënë”, ku flitej për një gamor si Gazmenti.
– Prandaj, ne
jemi për një "modifikim" të portretit të tij deri në
post-impresionizëm… Domethënë: rrahje për vdekje.
Po çfarë ka ndodhur? Këtu në vendin e 1001 çudirave ku të ardhurit herë si turistë e herë si tifozë, na shkelin me këmbë e policia e shtetit na rreh po ne. Kësaj i thonë: s'ke ç'i bën gomarit e i bie samarit. Ndaj dhe ca punë mundohemi ti rregullojmë vetë si jetimë që ndihemi.
Ca polakë që e
mbajnë veten për trima, na u shfaqën këto ditë në Tiranë dhe na ndotën me ujë
të hollë mesin e mexhelisit. Pse? Ndoshta se nuk gjetën banjat publike pa
çelës? Dhe kur nuk të mban truri, nuk të mban as veshka. Kështu që ia jep ku të
mundesh, m’u te këmbët e kalit të Skënderbeut. Por polakët, - për këta që janë
tifoza pa shkollë të mesme e kisha fjalën, - me nuk e njohin Skënderbeun e nuk
ia dinë bëmat, ndaj edhe u falet ky “gabim i lehtë”. E megjithatë, e kishin hak
një dru të rëndë nga ultrasit shqiptarë, për t’ua kthyer portretin në pikturë
post-impresioniste.
Dhe media
shqiptare i quan “huliganë” këta lloj tipash. Ndoshta sepse u shkonte për
shtat, pasi na qenkan tifozët e “Jagiellonias”, që u përballën me “Dinamon”
shqiptare në Air Albania.
Por të jesh
huligan nuk është edhe aq e thjeshtë. Nuk do të thotë se, meqë ke ngrënë mish
derri me dhjamë pa hesap dhe ke pirë birra me fuçi, je automatikisht huligan.
Derr po, se kur njeriu ha shumë nga mishi i derrit, nis e merr edhe fytyrën e
tij.
Këta tifozë,
përveçse na fyen duke urinuar në qendër të kryeqytetit tonë, bënë edhe një
tjetër të pabërë: sepse me një rrugë donin të kryenin dy misione – ose, siç i
themi ne nga anët tona: me një gur donin të vrisnin dy zogj. Kishin ardhur jo
vetëm për të mbështetur “Jagiellonian”, por, me sa duket, edhe “Partizanin” e
Beogradit. Ndaj na lëshuan parrullat: “Kosova është Serbi.”
Eh, ua lumsha o
trima të “Jagiellonias”!
– Hallall ta
keni, o trimat e Selfo Qorrit.
Se nga këta lloj
"heronjsh" nuk i gjen lehtë anëve tona. Ndaj e meritojnë një
bakshish. Por e kemi të vështirë t’i dorovisim, se, si shumicë myslimane që
jemi, nuk e mbarshtrojmë derrin dhe, për rrjedhojë, nuk e konsumojmë aq sa të
na japë këtë lloj frymëzimi.
Gjithsesi, më
erdhi keq për atë tifozin budalla të ardhur nga Polonia. Sepse, kur ishte nisur
për në Tiranë, - ai dhe shokët e tij qefllinj të sllavëve të Jugut, - s’ia kishin bërë të qartë që po shkonte të pëlliste e të
shurronte në vendin e gabuar. Ndaj duhet të bënte kujdes e të merrte abdes para se të ndynte. Se shqiptarët kanë
bërë Londrën të flasë me vete, jo më Varshavën.
No comments:
Post a Comment