Me 500 kompozimet e tij ai do të rreshtohej përkrah
Bethovenit e Mozartit, por kolonat zanore të filmave i dhanë famën e jashtëzakonshme
Nga Leonard Veizi
Kishte
një talent të pamasë. Por pa dyshim, kinemaja i dha një famë të
jashtëzakonshme, edhe pse ai vetë do të dëshironte të kishte të njëjtin sukses
edhe me pjesët që kishte kompozuar jashtë saj. Por industria e filmit është shtypëse
dhe merr spektatorë pa fund. Gjithsesi, ai ishte nga ata kompozitorë emri i të
cilëve u ngulit thellë në memorien kolektive. Kjo, ose për shkak se filmat
ishin shumë të suksesshëm dhe emri i kompozitorit për kolonën zanore u fiksua
shpejt bashkë me atë të regjisorit dhe aktorëve kryesorë, ose sepse ilustroi me
muzikën e tij aq shumë filma, sa që nuk kishte më arsye pse emri i tij të mos
mbetej në kujtesë...
...Po
t’u përmendësh emrin e Enio Morrikone-s, shumë e shqiptarë do ta lidhin atë me
filmin “Për një grusht dollarë”, një prodhim i vitit 1964, nga regjisori i famshëm
italian Serxho Leone, nën interpretimin e amerikanit të jashtëzakonshëm Klint Istvud.
Pra, duheshin vetëm këta tre emra për të nxjerrë në dritë një film shumë të ndjekur.
Në rastin më të mirë, duke zgjeruar gamën, emri i Enio Morrikone-s mbahet mend
edhe për kolanën e shumë filmave “spagheti western”, gjithashtu pjesën më të
mirë tyre në bashkëpunim me të njëjtin regjisor. Por për shqiptarët emri i Enio
Morrikones është i lidhur dhe me filmin “La Piovra” një nga më të ndjekurit,
sidomos gjatë periudhës izolacioniste në vend, ku ky film shihej si një dritare
nga ku mund të shihej bota e përtejme perëndimore. Dhe po aq i njohur emri i
kompozitorit italian ishte dhe me filmin “Joss il professionista”, ku luante
ylli i kinemasë franceze, Zhan Pol Belmondo.
Por
më pak se shumica absolute e dinë se ai ka shkruar muzikën e filmave edhe më të
famshëm, p.sh. “Na ishte një herë Amerika”, i fundit i Serxho Leones, që
cilësohet nga kritika dhe më i miri i prodhimeve të tij, por edhe një kryevepër
kinematografike. "Muzika është e domosdoshme, sepse filmat e mi
praktikisht mund të jenë filma të heshtur, me pak fjalë, dhe kështu muzika
nënvizon veprime dhe ndjenja më shumë sesa dialogu," është shprehur
regjisori Sergio Leone.
Megjithatë,
Enio Morrikone do të bashkëpunonte edhe me regjisorë të tjerë të mëdhenj: nga
Bertoluçi te Karpenter. Në fund, ndër bashkëpunimet e suksesshme rezultuan edhe
bashkëpunimet me regjisorin Kuentin Tarantino, ku ky i findit pas filmit “The
Hateful Eight” e cilësoi Morrikonen “artist me më tepër talent se Bethoven apo
Mozart”.
Enio
Morrikone është ndoshta kompozitori më i famshëm i filmit të shekullit të
20-të. Ai është gjithashtu një nga kompozitorët më pjellorë që punoi në çdo
medium. Ndërsa rezultatet e tij të filmit kanë qenë pothuajse në çdo stil
muzikor të imagjinueshëm.
Morrikone
filloi të studiojë muzikë në Konservatorin e Romës, “Santa Cecilia”, në moshën
12 vjeç. I nxitur të përqendrohej në përbërje nga instruktorët e tij, ai e
mbështeti veten duke luajtur trumbetë në bandat e xhazit, dhe më pas punoi për
radion kombëtare të Italisë, pas diplomimit në konservator.
Enio
Morrikone u njoh për kolonat zanore të shumë filmave italianë dhe të kinemasë
botërore. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë e prodhimtarë të
periudhës së tij. Kompozoi mbi 400 pjesë për kinemanë dhe serialet televizive,
si dhe mbi 100 vepra klasike. Në të vërtetë 30 filmat që i përkasin tipit “western”,
janë ata që e bëjnë atë aq shumë të njohur.
Morrikone
u vlerësua me çmim Oscar për kompozimin e muzikës kryesore të filmit “The
Hateful Eight” apo siç vjen në shqip “Tetë më të urryerit”, prodhim i vitit 2016.
I njohur si "Maestro", ai e mori Oscar-in e nderit në vitin 2007 për
"kontributet e tij madhështore dhe të shumanshme në artin e muzikës së
filmit", Në karrierën e tij të gjatë u nominua në 91 çmime kombëtare dhe
ndërkombëtare, prej të cilave fitoi 83, ku spikasin 3 çmime Grammy, 4 Golden
Globe dhe 6 çmime BAFTA.
Rezultati
i tij për të “Good, Bad and the Ugly” të vitit 1966 konsiderohet si një nga
tingujt më me ndikim në histori. Enio Morrikone ka ndikuar në shumë artistë
përsa i përket stileve dhe zhanreve të tjera, duke përfshirë Hans Zimmer, Dire
Straits, Metallica e shumë të tjerë.
Kompozitori
famoz kishte lindur në Romë më 10
nëntor 1928. Ishte një banor i
përjetshëm i kryeqendrës italiane dhe vdiq në po të njëjtin qytet. Ai u nda nga
jeta agimin e së hënës, në 6 korrik 2020, në moshën 91-vjeçare.
Në
testamentin e tij Morrikone kishte shkruar: "Unë nuk dua të
shqetësoj".

No comments:
Post a Comment