22 Prilli – Dita e Tokës
Nga
Leonard Veizi
Planeti
i Kaltër po thërret për ndihmë.
Kjo
është një gjë e dukshme tashmë.
Ai
është sëmurë.
Nga
viti në vit, më 22 prill, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës.
Haleluja.
Ajo
që dikur nisi si një lëvizje studentore për ndërgjegjësimin ekologjik në
SHBA-në e viteve ’70, sot është shndërruar në një ditë globale reflektimi dhe
angazhimi për fatin e vetë planetit tonë. Kombet
e Bashkuara e përzgjodhën këtë ditë për të nënshkruar marrëveshjen e Parisit në
2016 mbi sensibilizimin dhe kontrollin e ndryshimeve klimatike nga faktorët e
jashtëm si industrializimi.
Po
kjo ka të bëjë me teorinë.
Përtej
fjalëve të bukura, paradave të gjelbra dhe postimeve në rrjete sociale, Toka po
bërtet – dhe zëri i saj është një thirrje për ndihmë.
Mbajeni
pastër shtëpinë tuaj o njerëz të pisët.
Planeti
ynë i kaltër, që dikur shkëlqente në pastërti dhe harmoni natyrore, po ndotet
me një shpejtësi marramendëse. Ndotja ka marrë përmasa dramatike. Planeti i
kaltër që na strehon me aq bujari, dhe na jep aq shumë mundësi, po errësohet
çdo ditë nga veprimtaria e pakontrolluar njerëzore.
Një
raport i fundit i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se jemi duke humbur
biodiversitetin me një shpejtësi të paprecedentë. Pyjet shkurtohen, lumenjtë
mbyten nga mbetjet industriale, ajri mbushet me substanca kancerogjene dhe toka
humbet pjellorinë nën peshën e kimikateve.
Ndërkohë,
klima po ndryshon, temperaturat rriten, akujt shkrijnë dhe ciklonet përplasen
mbi brigje me një forcë që nuk njihnim më parë.
Më
dramatikja nga të gjitha është gjendja e oqeaneve. Dikur të pastër dhe të
pakufishëm në jetë, tani ato janë kthyer në depo të mëdha plastike. Mijëra tonë
plastikë hidhen çdo ditë në ujërat tona – nga qeset e zakonshme deri te
mikroplastikat që po përfundojnë në zinxhirin ushqimor.
Plastika
– simboli i epokës sonë të konsumit të shfrenuar – është kthyer në përbindëshin
e padukshëm që po e gërryen ngadalë këtë planet. Çdo vit, mbi 10 milionë tonë
plastikë përfundojnë në det. Kjo është e barasvlershme me një kamion plot
plastikë që derdhet në det çdo minutë. Një shifër që duhet të na shqetësojë më
shumë se çdo titull lajmi.
Peshqit
gëlltisin mikroplastikën si të ishte ushqim. Zogjtë detarë ndërtojnë foletë e
tyre me mbeturina plastike. Breshkat e detit ngatërrojnë qeset me kandilët e
detit. Gjallesat vuajnë, ekosistemet çoroditen dhe njerëzimi – pa e kuptuar –
po gjen në pjatën e vet copëzat e atyre mbeturinave që vetë ka hedhur, pa e
ditur ku i hedh.
Sa
mirë ishte vite më parë kur gjithçka tregëtohej me shishe qelqi, dhe nuk njihej
plastika. Gjithçka mbështiillej me letër dhe jo me qese.
Po
a është ky progresi që dëshironim?
Ndoshta.
Me të mirat e veta të pamohueshme dhe shumë të kqija gjithashtu.
Jemi
në 22 prill 2025. Është Dita e Tokës.
Çdo
vit, në një ditë të tillë, bota ndalon për një çast për të kujtuar Tokën –
shtëpinë tonë të vetme.
Në
fakt “Dita e Tokës” nuk duhet të jetë një kartolinë e zakonshme në kalendarin
tonë moral. Ajo është dhe duhet të jetë në vazhdimësi një alarm. Një sinjal që
kërkon më shumë se ndërgjegjësim – kërkon veprim. Çdo individ, çdo institucion,
çdo vend duhet të marrë përgjegjësi.
Por
çfarë do të thotë realisht të veprosh?
Do
të thotë të mos e hedhësh qesen plastike në rrugë, por as ta marrësh fare.
Të
mos presësh që bashkia të vendosë kontejnerë të ndarë, por të ndash mbeturinat
në shtëpinë tënde dhe të kërkosh zgjidhje.
Të
mos udhëtosh vetëm në një makinë që mban për katër vetë, por të shkosh me
biçikletë, ose të ndash rrugën me dikë tjetër.
Të
mos ndezësh çdo llambë të shtëpisë, çdo ekran e çdo pajisje, si të ishte
planeti një bateri që nuk mbaron kurrë.
Të
mos blesh çdo rrobë që sheh në “reklamën e ditës”, por të rimendosh mënyrën si
konsumon.
Mbrojtja
e Tokës nuk është as idealizëm, as luks – është mbijetese.
Mos
e tepruam gjë???
Këto
janë këshklla që jepen për të sëmurët në fakt. Dhe Toka është e sëmurë.
Nuk
ka më kohë për festime formale, për fjalime të ngrohta e as për video me
violinë në sfond. Duhet të dalim nga rrjetet sociale dhe të hyjmë në realitet.
Sepse
në fund të fundit, Toka nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për Tokën.
Nëse
nuk ndalim ritmin shkatërrues me të cilin po jetojmë, atëherë do t’i dorëzojmë
brezave të ardhshëm një planet të sëmurë, të lodhur dhe ndoshta të pajetueshëm.
Dhe kjo nuk do të jetë një tragjedi natyrore – do të jetë një akt i qëllimshëm
njerëzor.
Të
paktën për sot, më 22 prill, le ta dëgjojmë zërin e Tokës. Dhe më shumë se kaq
– le të ndryshojmë zakonet tona.
No comments:
Post a Comment