Fatiola Kurteshi
Si shkrimtar, tani i kompletuar, Leonard Veizi ka nxjerrë në
treg pesë botime në prozë dhe vetëm i fundit është roman
Ai është një nga gazetarët më jetëgjatë në median shqiptare
të post viteve 90. Ka punuar për 17 vite në median e shkruar dhe atë vizive,
duke dhënë kontributin e tij në pasqyrimin real të së vërtetës
Leonard Veizi, i cili mund të përkufizohet me plot gojën si
një personazh mediatik, prej disa vitesh ka treguar edhe pjesën tjetër të
shpirtit, duke na dhuruar dhe një letërsi mjaft interesante.
Por, duket se pasioni i tij për letërsinë është shumë i
hershëm. Ky pasion wshtw konsoliduar kur Leonardi ka qenë në shkollën e mesme.
Ashtu si shumë adoleshentë të tjerë edhe ai ka preferuar që dashurisë t'i thuri
vargje. Megjithatë në moshën 14-vjeçare ka tentuar seriozisht të shkruajë
romanin e tij të parë i cili në fakt ma mbetur si një dorëshkrim, i kyçur në
sirtaret e kujtesës së tij, dhe në një dosje e cila hapet vetëm për nostalgji.
Ndërsa në vitin 1997 ai ka sjellë për lexuesin librin e tij të parë. Në këtë
vëllim është përfshirë dhe ajo që ai vetë e quan si prozën e parë serioze të
tij, novelën "Thyerja".
Lidhja me poezinë
Është shumë e vështirë për ta besuar, por krejtësisht e
vërtetë. Leonard Veizi, e ka filluar rrugën e letërsisë me poezi, dhe për të
shkruar këto preferonte më shumë orën e matematikës apo të lëndëve të tjera
ekzakte. "Nuk e ndiqja shumë orën e matematikës, madje më dukej shumë e
lodhshme, ndaj që të ndryshoja gjendjen shpirtërore shkruaja poezi", -
thotë Loenardi. Ka shkruar mbi 200 poezi të cilat nuk i ka botuar asnjëherë.
Për një periudhë të gjatë ai iu përkushtua poezisë, me qëllimin e vetëm për të
kaluar në prozë, pasi siç tregon edhe vetw, e ndiente veten më të lirshëm në
këtë mënyrë të shkruari. Për të paktën 10 vjet me rradhë ai e ka braktisur
poezinë për t ju rikthyer edhe një herë në vitin 2000, kur u njoh me Orionën,
bashkëshorten e tij të ardhshme. I ka kushtuar një poezi Orionës. Dhe më pas
një tjetër poezi vajzës së tij Gea. Por, më pas poezia sërish nuk ka qenë në
vëmendjen e tij. Nga ajo kohë ai është marrë me prozën e tij dhe pavarësisht
nga prurjet e reja, ka sistemuar edhe një pjesë të mirë të dorshkrimeve të
vjetra.
Romani i parë
Si shkrimtar, tani i kompletuar, Leonard Veizi ka nxerrë në
treg pesë botime në prozë dhe vetëm i fundit është roman. Një roman i cili të
vë në lëvizje gjithë vatrat e trurit për të kuptuar se çfarë po ndodh me
personazhet e tij, çfarë do të ndodhë minutë pas minute dhe çfarë surprize do
të na dhurojë ai. Duhet të shkosh me mendim deri në faqen e fundit të librit të
Leonard Veizit për të kuptuar se cila është surpriza që dy bashkëshortët u kanë
ruajtur miqve të tyre, por jo më shumë miqve, sesa vetvetes. Ndërsa, mendimi i
autorit ka të bëjë me një filozofi që diskutohet gjithmonë në kohë të ndryshme,
konceptin e jetës dhe të vdekjes, këtë e ka sjellë në sfondin e jetës së dy
çifteve të reja, të cilët sapo kanë nisur të ndërtojnë një jetë së bashku. Një
jetë gati në inkubator, pa faktorë të dukshëm të jashtëm, pa ngacmues apo letër
lakmuesi që vjen prej përballjes shoqërore. Dialogu mes tyre është acarues,
është i përshkallëzuar. Ai ka të bëjë me vetw ngritjen e situatës në atë pikë
vlimi sa të ngërthejë në një pamjaftueshmëri për të kundërshtuar Robertin,
personazhin që mbart idenë e fshehtë të një dhurate, e cila luhet rëndshëm.
Linda dhe Eduarti, Roberti dhe Sara luajnë "kukamshefti" me debitin e
tyre, duke krijuar situata, të cilat në raste të veçanta për të rrëshqitur ikin
nga njëra dhomë në tjetrën. Por gjithsesi, kjo nuk i shpëton ata nga rruga deri
në fund. Romani mbahet në këtë shtyllë të brishtë. Autori nuk ndërhyn shumë për
të thelluar idenë për jetën, vdekjen, postvdekjen. Ai i lë të rrokullisen vetw
personazhet në greminat e bisedës së tyre. Në raste të veçanta, kur kjo bisedë
fillon e bëhet interesante me një ide për vdekjen dhe jetën pas saj, ajo
kthehet në sekondë në një bisedë për gjëra të rëndomta të jetës. Dy miqtë duke
përfillur një mesazh që kapërcen kufirin e jetës, harrojnë se shpërbëjnë
miqësinë e tyre.
Jeta familjare
Një lidhje dashurie që lindi në një redaksi televizioni e cila zgjati vetëm pak muaj pa u vënë re nga askush. Më pas u kurorëzua me fejesë dhe dy vjet më pas në martesë. Leonardi dhe Orjona Tresa, aktualisht gazetare në një televizion kombëtar, tanimë kanë dy fëmijë, Gean 5-vjeçare dhe Ebrin, i cili sapo ka mbushur tre muaj. Kjo është edhe foleja ku Leonardi gjen ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të vazhduar pjesën tjetër të krijimtarisë së tij. Madje dhe librin e tij të fundit e ka me një përkushtim të veçantë që ndeshet që në faqen e parë, "Ebrit dhe Geas". Dhe natyrisht në të gjitha kohwrat, kjo mbetet një dhuratë e çmuar.
Një lidhje dashurie që lindi në një redaksi televizioni e cila zgjati vetëm pak muaj pa u vënë re nga askush. Më pas u kurorëzua me fejesë dhe dy vjet më pas në martesë. Leonardi dhe Orjona Tresa, aktualisht gazetare në një televizion kombëtar, tanimë kanë dy fëmijë, Gean 5-vjeçare dhe Ebrin, i cili sapo ka mbushur tre muaj. Kjo është edhe foleja ku Leonardi gjen ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të vazhduar pjesën tjetër të krijimtarisë së tij. Madje dhe librin e tij të fundit e ka me një përkushtim të veçantë që ndeshet që në faqen e parë, "Ebrit dhe Geas". Dhe natyrisht në të gjitha kohwrat, kjo mbetet një dhuratë e çmuar.
No comments:
Post a Comment