Durrësi |
Vlora |
Arbëria |
...Në fakt, veç shkëlqimit 30 vjeçar, fort i trishtuar ka
qenë epilogu i Flotës Tregëtare të Shqipërisë, i asaj që u ndërtua me
kontributin e shtetit të para viteve ‘90. Transoqeanikët dolën jashtë
përdorimit e u shitën për skrap. Sot, të pasurit e një anije transporti ka të
bëjë me fuqinë blerëse të individëve apo kompanive private. Gjithsesi, Flota
Tregëtare Shqiptare nuk e ka humbur traditën dhe vazhdon të ketë një grup
anijesh në përbërjen e saj.
100 mijë ton ngarkesë
Në kohën e saj më të mirë, diku në vitet ‘80, Flota
Tregtare Shqiptare kishte të paktën 20 anije cilësore me të cilat mund të
transportonte në shumicën e porteve të botës një ngarkesë prej rreth 100 mijë
tonësh. Sipas librit “Historia dhe Dinamika e Transportit në Shqipëri” shkruar
nga ish-zv/sministri i Transporti, Sadedin Çelikut, flota tregtare numëronte
rreth 40 anije respektivisht rreth 20 për transportin e jashtëm dhe 20 të tjera
për transportin e brendshëm detar. Duhet pasur parasysh se rreth viteve 1980,
kantieri detar në Durrës prodhoi disa anije transporti duke shtuar inventarin e
flotës tregtare. Ndër anijet e inventarit janë dhe “Rinia”, “Boshtova”, “6
Shkurti”, “Shkumbini”, etj., të cilave tanimë thuajse nuk i gjendet asnjë
gjurmë, madje as pas kërkimit në agjensinë “Shipspotting” e cila evidenton
të
gjitha anijet që qarkullojnë në botë.
Mati |
Kapiteni i transoqeanikëve
Ndëkohë Fore Kureta, i cili të fshehtat e lundrimit detar
i studioi në Bullgari, dhe punoi si kapiten anijesh tregtare për më shumë se 20
vite me radhë, gjatë një interviste të realizuar disa vite më pàrë u shpreh se
flota shqiptare, oficerët drejtues e marinarët e thjeshtë, ishin tepër korrektë
dhe për këtë kishin fituar besimin në të
gjitha bankinat ku ankoroheshin anijet
me flamurin kuqezi. Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Sipas dëshmisë së
Kuretës deri në vitin 1960, anijet e transportit shqiptar drejtoheshin nga
kapitenë të huaj. Kryesisht, ata ishin bullgarë dhe rusë. Në vitin 1961, pas
shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me kampin socialist, ata u larguan,
kështu që oficerët e rinj shqiptarë të porsa diplomuar në shkollat e Lindjes u
detyruan të merrnim me urgjencë drejtimin e Flotës Tregtare. Karriera e Kuretës
do të niste si Oficer i Parë në anijen 5-mijë tonëshe “Durrësi”, më pas si
Kapiten i anijes 3.500 tonëshe “Skënderbeu” dhe së fundi merr drejtimin e
anijes 12.000 tonëshe “Tirana”. Por ai ka drejtuar në disa lundrime edhe
transoqeanikun 16.000 tonësh “Arbëria”.
Partizani |
Teuta |
Flota me anije hekuri
Në historia detarisë shqiptare shkruhet se lundrimi nisi
që në kohët e lashta, por fill pas Luftës së Dytë Botërore u mendua për
ngritjen e flotës tregtare. Deri në atë kohë, Shqipëria kishte vetëm anije të
vogla prej druri. Në kuadër të rreshtimit ndër shtetet që pësuan dëme nga
lufta, Shqipëria përfitoi mes të tjerave edhe tri anije tregtare. Dy prej tyre,
“Sazani” dhe “Butrinti” 500 tonëshe erdhën krejt të reja në vitit 1961 nga
Gjermania, ndërsa “Teuta” në po të njëjtën periudhë erdhi nga Italia. Por flota
tregtare u furnizua dhe me avulloret, që viheshin në punë me anë të avullit të
prodhuar nga djegia e mazutit. Të tilla ishin anijet “Durrësi”, “Partizani” dhe
“Liria”, të cilat erdhën të reja në vitin 1961 nga Polonia.
Ngarkesat e madha
Sipas dëshmisë së Fore Kuretës, Shqipëria bënte tregti me
shumë vende dhe anijet e shtetit hynin në më shumë se 100 porte të botës. Në
rrëfimin e tij Fore Kureta kujton se rrugë shumë interesante kishte bërë në
Vietnam dhe Kore ku në anijen 5000 tonëshe “Durrësi” u ngarkuan pjesë ndërrimi
për avionë luftarak. Ndërkohë nga Anglia me po të njëjtën anije u transportuan
10 makina tip “Centaur” 40 tonëshe, që përdoreshin në ndërtimin e
hidrocentraleve. Një nga problemet më të mëdha që Kureta ka hasur ka qenë
transporti i dy kullave të mëdha, nga 52 ton, 54 metra të gjata dhe me diametër
4.70 metra, të cilat u montuan në Azotikun e Fierit.
“Tirana”, një anije moderne
Po çfarë të dhënash kishte një anije moderne që duhet të
përballonte dallgët e detit Mesdhe por dhe ato të oqeanit Indian? Ja shpjegimi
i ish-kapitenit Fore Kureta për transoqeanikut “Tirana”: “Një nga kulmet e progresit teknik të asaj
kohe në fushën e lundrimit detar ishte anija “Tirana”. Ndërtimi i saj mbaroi në
fund të vitit 1970 dhe erdhi për herë të parë në portin e Durrësit më 26 mars
1971. Ishte një anije me një helikë dhe me një motor, e destinuar për
transportin e të gjitha llojeve të mallrave të thata. Anija ishte e gjatë 153
metra, e gjerë 19,4 metra, lartësia e bordit 11,65 metra dhe zhytjen e
ngarkesës së plotë e ka 9,07 metra. Në kuvertë ishin të vendosura mekanizmat e
akostimit, vinçat dhe spiranca. Lokali i makinerisë ishte në mes të anijes.
Kishte tre hambarë në bash dhe dy hambarët në kiç, me një kubaturë prej 17.865
metër/kub. Mbulesat e hambarëve ishin të mekanizuar, hapeshin dhe mbylleshin në
bazë të sistemit hidraulik. Anija kishte 20 vinça elektrikë dhe biga 5-10
tonëshe. Më e madhja ishte biga e rëndë 60 tonësh. Anija kishte dy sanalle
shpëtimi, secila për 72 veta, njëra prej të cilave me motor. Anija kishte
depozita me ujë të pijshëm e karburant që siguronin autonomi lundrimi për 15
mijë milje detare. Ura e komandimit ishte e gjerë, e përshtatshme për punë dhe
e pajisur me të gjitha instrumentet më modernë të drejtimit të anijes. Kishte
dy radarë njërin tip “Deka” dhe dispazon 0.7 deri në 48 milje dhe tjetrin tip
“Kelvin” me diapazon 0.7-64 milje detare. Anija veç hambarëve dhe kuvertës
kishte dhe një hambar frigoriferik që shërben për transportimin e mallrave
ushqimorë. Por ajo kishte dhe një aparaturë për kthimin e ujit të detit në ujë
të pijshëm dhe prodhonte 12 ton në 24 orë”.
Anijet kryesore të Flotës
Flota shqiptare kishte rreth 20 anije hekuri që
përdoreshin për transporte jashtë vendit. Kjo flotë fillonte me anijet më të
vogla “Sazani” e “Butrinti” me nga 500 tonë ngarkesë për të vijuar me më të
madhen e modernen “Arbëria” me 16 mijë ton ngarkesë.
“Arbëria”
Transoqeaniku “Arbëria” ishte anija më e madhe dhe më
moderne e Flotës Tregtare. U ble në vitin 1975 nga shteti shqiptar në Suedi për
rreth 5 milionë dollarë dhe kishte kapacitet mbajtës 16 mijë ton. Ishte një
kryevepër e teknologjisë më të avancuar të kohës, krejtësisht e automatizuar e
me ajër të kondicionuar. Anija bënte kryesisht linjën e Kinës dhe Kubës. Ajo
punonte me qira dhe për palët e treta.
“Tirana”
Kjo ishte një anije bashkëkohëse e “Arbërisë”, vetëm se e
prodhuar në Poloni. Më saktë, anija u porosit nga qeveria shqiptare aty rreth
vitit 1972 dhe ishte krejt e re kur mbërriti në Durrës. Kapacitetin mbajtës e
kishte 12 mijë ton dhe konsiderohej nga më të mirat e flotës tregtare
shqiptare. Anija përdorej për udhëtime të gjata dhe punonte edhe për llogari të
të tretëve.
“Vlora”
Anija “Vlora”, 12.600 ton kishte vetëm një vit që ishte
prodhuar, kur u ble në Xhenova të Italisë në vitin 1961, rreth 4 milionë USD.
Anija punonte edhe me solar. Në vitin 1961, stafi i saj u kompletua me oficerë
të marinës luftarake. Anija kujtohet nga njohësit e saj si shumë e fortë, pasi
nuk kishte ndodhur të bënte asnjë defekt rrugës.
“Shkodra”
Kishte të gjitha parametrat e “Vlorës” dhe ishte prodhuar
po në Xhenova të Italisë. U përdor me sukses nëpër linja të gjata. “Shkodra”
ishte inkuadruar së bashku me anijen “Vlora” në një shoqëri të përbashkët
shqiptaro-kineze të quajtur “CHAL Ship Company”, e cila kishte tre anije, por
që pas shpërbërjes “Shkodra” dhe “Vlora” i mbetën shtetit shqiptar.
“Durrësi”
Anija avullore me emrin “Durrësi” përfundoi për skrap në
vitin 1997. I blerë i ri, i sapondërtuar
në vitin 1961 në kantierin detar “Stocznia Gdanska im. Lenina Gdansk”, në
Poloni, “Durrësi” ishte një nga mjetet lundruese kryesore të flotës tregtare
shqiptare në vitet 1960-1970. Në foto-arkivat ndërkombëtare anija është fiksuar
disa herë, madje dhe me emrin “Dyrrahu”
“Gjirokastra”
Në evidencën e anijeve të çrregjistruara ekziston dhe
“Gjirokastra” e cila pas privatizimit në vitin 1996 mori emrin e dytë: “Baxha”.
Por anija pati dhe një shitje tjetër, kompanisë greke GT Shipping Inc, që i
vuri emrin e tretë – “GT1” me flamur panamez. “Gjirokastra” u shit për skrap
dhe u shpërbë më mars 2010 në kantierin e demolimit në Aliaga, Turqi.
Tani këto quhen ish-anijet e Flotës Tregëtare Shqiptare.
Janë të dhënat e 16 anijeve të shoqëruara me fotot e 11 prej tyre
Arbëria 16.350 ton, prodhuar në Suedi më 1975 - bllokuar në Turqi
Tirana 12.038 ton, prodhuar në Poloni më 1972 - bllokuar në
Greqi
Vlora 12.341 ton, prodhuar në Itali më 1961 - jashtë përdorimit
Shkodra 12.501 ton, prodhuar në Itali 1961, - jashtë përdorimit
Durrësi 5.037 ton, prodhuar në Poloni 1961 - jashtë përdorimit
Dajti 4.581 ton, prodhuar në Gjermani 1960 - jashtë
përdorimit
Skënderbeu
3.600 ton, prodhuar në Bullgari
1960 - peng në Itali pas eksodit
Mati 3.500 ton, prodhuar në Poloni 1960 - mbytur në Kostanca,
Rumani
Partizani 3.556 ton, prodhuar në Poloni 1961- jashtë përdorimit
Gjirokastra 2.700 ton, prodhuar në Durrës
1983- shitur më 2006
Liria 2.500 ton, prodhuar në
Poloni 1961- jashtë përdorimit
Teuta 1.711 ton, prodhurar në Itali 1960 - jashtë
përdorimit
Korabi 1.500 ton, prodhuar në
Itali 1965 - bllokuar më 2002 në Itali
Saranda 1.100 ton, prodhuar në Durrës 1984 - shitur më 2006
Sazani 500 ton,
prodhuar në Gjermani 1960 - jashtë përdorimit
Butrinti 500 ton,
prodhuar në Gjermani 1960 - jashtë përdorimit
Postuar në 25 Tetor, 2015
No comments:
Post a Comment