Nga Leonard Veizi
Më
20 korrik të vitit 1969 Neil Armstrongu, një kozmonaut i NASA-s preku me këmbën
e tij të majtë tabanin me pluhur të sipërfaqes së Hënës dhe u bë njeriu i parë
i cili shkeli në një trup qiellor përtej Tokës.
Më
19 gusht 2023, anija hapësinore ruse “Luna-25” humbet kontrollin dhe përplaset
në sipërfaqen e Hënës. Mes dy datave ka një hapësirë prej 54 vitesh.
Prej
vitit 1969 e deri në mesvitin 2023, askush tjetër nuk është ulur më në Hënë. Kanë
dështuar disa misione njëra pas tjetrës. Në një epokë ku teknologjia ka ecur përpara
në mënyrë të jashtëzakonshme, njeriut i ka mbetur pa eksploruar planeti më i afër
që është realisht dhe sateliti i tij.
Ndërkohë
misioni “Artemis” bëhet gati dhe e shtyn në vazhdimësi uljen për herë të dytë
të një sonde me njerëz në Hënë.
Së
fundmi është lënë që “Artemis”, - i emëruar sipas perëndeshës greke të Hënës
dhe motrës binjake të perëndisë “Apollo”, - do të dërgonte një grua në
sipërfaqen e satelitit të Tokës deri në vitin 2024. Përveç uljes së gruas së
parë në Hënë, “Artemis” gjithashtu do të dërgojë personin e parë me ngjyrë në
sipërfaqen e Hënës.
Por
deri tani këto kanë mbetur në letër apo përndryshe veç “ëndrra në diell”.
Pra:
kemi pasur një teknologji më të prapambetur dhe jemi ulur në Hënë. Kemi një
teknologji më të përparuar dhe nuk arrijmë të ulemi dot. Cili është realiteti? Është
ulur njeriu në Hënë, apo kjo është thjesht një fabrikim?
Ndërkohë
i referohem një libri ku flitet për pikëpyetjet nga më të mëdhatë që mundojnë
botën. Dy autorët e librit voluminoz “Konspiracionet dhe mashtrimet më të
famshme të të gjitha kohëve”, Xhonatan Vanckin dhe Xhon Ueilen marrin në
konsideratë disa nga pikëpyetjet duke pretenduar se kanë dhënë dhe zgjidhjen.
Me nëntitullin “Misteret, mashtrimet dhe intrigat më të mëdha të historisë”
përkthyer nga Valter File ka për titull orgjinal: “The Fifty Greatest
Conspiracies of All Time” - Jonathan Vancki and John Whalen botuar në vitin
1995 nga “A Citadel Press Book - New York”.
Në
pjesën “11” të vëllimit ndodhet kapitulli nën titullin “Mashtrimi “Apollo”. Që
në nëntitull hedh dyshime nëpërmjet dy pikëpyetjeve: “Ku ka shkelur Neil
Amstrongu, në sipërfaqen e Hënës, apo në një kinostudio super sekrete pranë Las
Vegasit?”. “Në qoftë se NASA ka bërë këtë mashtrim fenomenal, përse e ka bërë,
dhe cili ka qenë përfitimi i mashtruesve?”
Sipas
autorëve, Amstrongu e kreu kërcimin e vet gjigant për lavdinë e njerëzimit jo
386.160 kilometra larg Tokës, në detin e pajetë të qetësisë, por vetëm 150
kilometra në veri të qytetit të Las Vegasit që gjallonte nga jeta, në një
kinostudio super sekrete.
Më
parë se kaq Bill Keizingu, shtroi teorinë e vet me hollësi në librin “Kurrë nuk
kemi shkelur në Hënë; mashtrimi i tridhjetë miliardë dollarëve të Amerikës”, i
cili u botua në 1976 dhe u ribotua nga “Health Research Books” në vitin 2002.
Bill Keizing ishte kreu i njësisë së prezantimeve teknike në Laboratorin e
Fushës së Propulsionit Rocketdyne nga viti 1956 deri në 1963. Kjo periudhë
përfshinte planifikimin kryesor për motorin dhe komponentët e projektit “Apollo”.
“Mashtrimi
për të cilin Amerika pagoi 30 miliardë dollarë”, - vë në dukje ai, - vazhdoi
edhe me pesë zbritje të tjera të falsifikuara në Hënë dhe përfshin “fotografi
të falsifikuara mirë”, shkëmbinj të falsifikuar hënorë dhe “astronautë të
programuar”.
Sipas
Xhonatan Vanckit dhe Xhon Ueilen, një regjisor me famë si Stenli Kubrik ka
ndihmuar në plotësimin e planit, duke shfrytëzuar eksperiencën e vet nga filmi
“2001: Odiseja kozmike”, një prodhim i vitit 1968. Pra, vetëm një vit përpara
se ekranet televizive të trasmentonin Neil Amstrong duke shkelur në Hënë, regjisori
Kubrik punoi edhe mbi efektet speciale hollivudiane, të nevojshme për të bërë
të besueshëm sajesën e NASA-s për publikun jo dyshues.
Dhe
ja si e përshkruan Keizing realizimin e projektit në vija të përgjithshme: “Një
raketë e zbrazët “Saturn V” fluturon nga Florida para syve të një publiku të
shumtë, nëpërmjet të cilës sajesa “Apollo” merr startin e autenticitetit.
Mirëpo menjëherë porsa humbet nga vështrimi i njerëzve, raketa fantazmë zhytet
në ujërat e Polit të Jugut”.
Po
përse qe e detyruar NASA të falsifikonte fotografitë hënore të “Apollo”?
Keizing
shpjegon se: me sa duket, agjencia kozmike u mor me këtë falsifikim të
komplikuar, sepse pas dështimeve shumëvjeçare teknike dhe burokratike, u bë e
qartë se NASA nuk do të arrinte të dërgonte njeri në Hënë të paktën deri në
fundin e viteve ‘60-të. Për të mos u gjendur Amerika në një pozitë të
pafavorshme para botës, NASA dhe fronti i padukshëm i ushtarakëve, seksioni i
kundërzbulimit i Ministrisë së Mbrojtjes, përpunojnë një operacion super
sekret, të cilin Keizing e quan “Projekti i fluturimit të simuluar të “Apollos”.
Madje
ai shton se skenografët e NASA-s e kanë ditur, që do ta kishin të pamundur të
gënjenin astronomët profesionistë me një sfond yjor artificial, në kushtet e mungesës së atmosferës.
Fakti që për 54 vjet me radhë asnjë këmbë
tokësori nuk ka shkelur më në Hënë është një tregues dominant. Por konspiracionistët
e sotshëm kanë avancuar edhe më tej. Për ta planeti Hënë, nuk është gjë tjetër
veç një hologramë dhe praktikisht mbërritja e njeriut atje vazhdon të jetë e do
të mbetet një ëndërr.
“Luna-25”
dështoi. Të shpresojmë në suksesin e “Artemis”.
No comments:
Post a Comment