Friday, September 27, 2024

“Shtëpia në ishull”, filmi që frikësoi audiencën përtej ekranit

 

Nga Leonard Veizi
 
Publiku shqiptar, - shumica e të cilëve të pamësuar me filma triller sepse nuk e njihnin këtë zhanër të kinemasë, pasi nuk arrinin të ndiqnin ndonjë kanal televiziv periferik të Italisë, Jugosllavisë apo Greqisë për shkak të censurës dhe zhurmuesve, - u shokua kur në ekranin e televizionit “Tirana” diku mes viteve 1985 – 1986, u shfaq një serial anglez, i cili sekuencat e mbylljes së serisë ishte fort i frikshëm e tunduese. Kukulla gjithfarllojesh të vendosura në sallonin e një vile të pabanuar, me filxhanë çaji ndër duar. Por herën tjetër kukullat ndërronin vend duke bërë spektatorin për të parë se cili do të hynte nga dera e shtëpisë. Ndaj këtu ngrihej pikëpyetja e madhe: kush i lëvizte kukullat, në një të pabanuar, në një ishull të vogël ku duhet të shkoje me një varkë me motor? Pamjet shokuese që shoqëroheshin me qetësinë e frikshme të ishullit, të krijonin ankth e kureshti për të ndjekur episodet njëra pas tjetrës, deri kur enigma të zgjidhej. Dhe filmi titullohej “Shtëpia në Ishull” por që në origjinal kishte titullin "Maelstrom". Por seriali tashmë i zhdukur nga qarkullimi, - domethënë i patrasmetuar më prej më shumë se 35 vitesh, - ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve, të cilët për nostalgji kërkojnë një rikthim të tij...
 
..."Maelstrom", e cila në shqip vjen si “Vorbull” është një mini-serial britanik i prodhuar nga BBC në vitin 1985. Ky serial ka gjashtë episode dhe përfshin një atmosferë trilleri misterioz. Edhe pse titulli origjinal i veprës është "Maelstrom", në shqip filmi u transmetua nga Televizioni shtetëror me titullin”Shtëpia në ishull”. Në Gjermani, seria u rititullua në mënyrë të përshtatshme "Eine Unheimliche Erbschaft" që përkthehet “Një trashëgimi e çuditshme”. Në Finlandë u bë "Hiidenvirta", që përkthehet si "Rrjedha e Djallit". Seriali u shfaq në gjithsej 39 vende.
"Maelstrom" ka si skenarist nga Majkëll Xh. Bërd dhe regjisor nga Dejvid Maloni. Ky serial përbëhet nga gjashtë episode dhe është një triller misterioz i vendosur në Norvegji. Aktorët kryesorë të kastit përfshinin Tuse Sillberg, Dejvid Bimes, Trevër Bakster, Susan Gillmor, Edita Brokta.
Seriali njihet për atmosferën e tij të tensionuar dhe pamjet mbresëlënëse të Norvegjisë. Pjesë të mëdha të tij u regjistruan në Valle në komunën e Skodjes dhe në Ålesund. Regjistrimi u zhvillua në pranverën e vitit 1984. Seriali thuhet se ka çuar në një rritje të konsiderueshme të turizmit në Ålesund në vitet pas shfaqjes së tij në TV.
 
Ngjarja
Katherin Darroll një grua britanike sapo ka humbur punën e saj në një agjenci reklamash në Londër. Por bashkë me pushimin nga puna i vjen dhe një letër ku i bëhet e njohur se trashëgimtare e një pasurie jo të vogël, lënë në emirin e saj nga një pasanik i sapovdekur, me emrin Hjarmal Jordahl, të cilin ajo kurrë nuk e kishte takuar apo dëgjuar për të. E intriguar nga kjo ngjarje e papritur, Katerina shkon në Norvegji për të zbuluar më shumë rreth trashëgimisë së saj. Katerina njihet me dy vajzat e Hjarmal Jordahl, Ingridin dhe Ana Marinë që tregohen miqësore me të dhe pse nuk e kuptojnë se për çfarë arsye babai i tyre e ka futur edhe atë në pjesëtimin e pasurisë së tij. Ndërsa nëna e tyre Freja ka vdekur prej disa vitesh. Aty Katherin përfshihet në një rrjet intrigash dhe misteresh të rrezikshme që kanë lidhje me një familje me një të kaluar të errët dhe një shtëpi të izoluar që tanimë është në pronësi të saj. Ndërsa Katherin fillon të zbulojë sekretet e së kaluarës së kësaj familjeje, ajo përballet me tradhti, mashtrime dhe ngjarje paranormale që ndërlidhen me një fenomen të frikshëm natyror, “maelstromin”, një vorbull gjigante që duket të jetë simboli i fatkeqësive që ajo po përjeton.
Katherin banon në një nga dy shtëpitë që zotëron, të ndara nga uji dhe të aksesueshme vetëm me varkë dhe fillon të mësojë më shumë. Kur ajo shkon për të parë shtëpinë e saj të trashëgimisë, ndeshet me një burrë të pashëm i cili i thotë se është një gazetar vendas, dhe se po heton vdekjen e Hjarmal Jordahl, në ishte një aksident apo një vetëvrasje. Më pas Katherine dhe gazetari i prezantuar me emrin Anders Bjornson tërhiqen nga njëri-tjetri dhe gjatë gjashtë episodeve të serialit ne i shohim ata të miqësohen e më pas të dashurohen. Së bashku ata nisin të zgjidhin misterin.
Ndërkohë, gjëra të çuditshme duket se po ndodhin nëpër shtëpi. Kukullat, si pjesë e zbukurimeve të sallonit, lihen jashtë, gjërat lëvizin dhe piktura drithëruese shfaqen në sallon, sikur dikush ta përdorte atë si atelie, gjatë kohës nuk nuk kishte njeri. Jo vetëm kaq, Katerina është e bindur se vazhdon të shohë të njëjtën zonjë që është në një portret të shtëpisë dhe që është Freja, gruaja e Hjarmal Jordahl. Sipas historisë pas një periudhe me simptoma të forta psikike, gruaja ka vrarë veten dhe burri i saj, me sa duket, në pikëllim e sipër, ndoqi të njëjtin shembull.
Në serial lidhja e Katherin Darroll me Ana-Marie dhe Ingrid është kyçe për zhvillimin e ngjarjes dhe zbulimin e misterit të trashëgimisë së saj të papritur. Ana-Marie është një grua misterioze e cila përfaqëson diçka misterioze nga e kaluara e prindërve të saj të vdekur. Ajo është pjesë e rrjetit të intriga dhe mistere që Katherine përpiqet të zbulojë gjatë qëndrimit të saj në Norvegji. Ingrid gjithashtu është një figurë më enigmatike dhe shpesh shfaqet si një person që fsheh më shumë nga ç'lejon të shihet në fillim.
Lidhja e supozuar mes Katherin-ës dhe Freja-s është një tjetër aspekt i rëndësishëm i serialit "Maelstrom" dhe thellon misterin e trashëgimisë dhe të kaluarës që britanikja po përpiqet të zbulojë në Norvegji.
Freja është një grua enigmatike që ka një rol të rëndësishëm në rrjedhën e ngjarjeve. Lidhja e Katherine me Freja shpesh mbart nënkuptime misterioze, dhe Freja mund të shërbejë si një figurë që sjell të kaluarën në të tashmen, duke e vënë Katherin-en përballë disa të vërtetave të pakëndshme. Në këtë kuptim, Freja mund të shihet si një urë lidhëse midis Katherine dhe misterit të trashëgimisë së saj, duke kontribuar në krijimin e tensionit dhe tërheqjes së serialit.
Ajo është gjithashtu e ndërlidhur me elementet natyrore dhe paranormale të historisë, të cilat përshkruhen përmes "maelstromit" dhe ngjarjeve të pazakonta që Katherine përjeton gjatë qëndrimit të saj në Norvegji.
 
Zgjidhja e enigmës
Enigma zbulohet përmes një përplasjeje dramatike mes Katherine-s dhe pjesëtarëve të familjes Jordahl, Ingrid dhe Ana-Marie. Në fund zbulohet se Katherine është vajza biologjike e Freja, motra nga nëna e Ingrid dhe Ana-Marie. Përfshirja e saj në trashëgimi vjen për shkak të një borxhi moral që Hjalmarr Jordahl ndiente ndaj vajzës së bashkëshortes. Kjo përfshirje e papritur në trashëgimi shkakton tension midis Katherine-s dhe vajzave të Jordahl-it.
Ky zbulim është një nga kthesat kryesore të serialit dhe shpjegon pse Hjarmal Jordahl, industrialisti norvegjez dhe burri i Freja-s, ia lë Katherine-s pasurinë e tij. Freja kishte qenë e detyruar ta japë Katherin-en për adoptim për arsye të fshehura në të kaluarën. Kjo lidhje e fshehtë familjare është në qendër të misterit të serialit, dhe Katherine gradualisht zbulon identitetin e saj të vërtetë dhe sekretet e të kaluarës së familjes Jordahl.
Ana-Marie, duke u ndjerë e dëshpëruar nga gjithçka që po ndodh dhe përçarja në familje, vendos t’i vërë zjarrin shtëpisë duke djegur Katherinën brenda saj. Ana-Marie, në fakt, kishte disa simptoma të ngjashme psikologjike me nënën e saj, Freja, e cila mbahej e izoluar në një nga dhomat e shtëpisë në ishull për shkak të gjendjes së saj mendore. Freja ishte një figurë tragjike, e cila kishte kaluar shumë trauma dhe përfundoi duke jetuar në izolim për shkak të çrregullimeve mendore.
Ana-Marie, ndonëse nuk është e mbyllur fizikisht si nëna e saj, përjeton një përkeqësim të ngjashëm të shëndetit të saj mendor. Ajo ndien presionin e madh të trashëgimisë dhe sekreteve familjare, gjë që e çon në një gjendje të luhatshme psikologjike. Akti i saj i zjarrvënës ndaj shtëpisë tregon nivelin e lartë të ankthit dhe dëshpërimit me të cilin ajo përballet, duke reflektuar simptomat e disekuilibrit emocional të ngjashëm me të nënës së saj, Freja. Në këtë mënyrë, shfaqet një lloj paralelizmi midis Freja-s dhe Ana-Marie-s.
Ingrid, ndonëse është e përfshirë në intrigat familjare, përpiqet ta ndalojë Ana-Marie-n dhe të shpëtojë Katherine-n. Në këtë pikë, ndodh një përballje e madhe që çon në kulmin e ngjarjeve. Në fund, Katherine shpëton nga kjo përplasje dhe merr një kuptim të plotë të asaj që ka ndodhur. Ajo kupton arsyet përse Hjalmarr Jordahl e përfshiu atë në trashëgimi, si dhe sekretet e errëta që kanë ndjekur familjen Jordahl për shumë vite. Katherine arrin të çlirohet nga misteret që e kanë përfshirë gjatë gjithë serialit dhe mund të largohet me një ndjenjë përmbylljeje, edhe pse me plagët e lëna nga zbulimet e fundit.

Kush e ka levën e Arkimedit që po lëviz sot botën?


Nga 
Leonard Veizi
 
Bota është në zgrip. Duket sikur ka një mirëqenie relative. Por vendosur mbi një platformë shumë të brishtë. Tanimë shumëçka është duke lëvizur nga boshti i saj. Ndaj rrezikon përmbysja.
Megjithatë Toka lëviz, dhe “bota” si pjesë përbërëse e saj. Po ndërsa e para vërtitet në hapësirë sipas ligjësisë së universit, e dyta duket se është uzurpuar nga “dikush” që përcakton lëvizjen e saj sipas një trajektoreje të drejtuar. Dhe qenka fort i zoti e me këllqe përderisa ka gjetur jo vetëm levën e duhur prej materiali solid, por dhe pikën e mbështetjes nga ku me një lëvizje krejt të pakujdesshme apo fort të studiuar, të na bëjë hatanë e të na lëshojë nëpër errësirën kozmike. Sipas Arkimedit, kuptohet.
Do pyesni ju, ç’hyn Arkimedi këtu??? Hyn, hyn... që ç’ke me të madje.
Arkimedi, që padyshim ishte një nga mendjet më brilante të antikitetit, në një nga pohimet e tij më të njohura, tha: "Më jepni një pikë mbështetje dhe unë do të lëviz botën." Kjo frazë, e nxjerrë nga ligjet e fizikës dhe përdorimi i levës, tanimë nuk është thjesht një deklaratë teknike, por një metaforë e fuqishme që rezonon ditëve tona. Leva përfaqëson një fuqi ose mjet për të ndryshuar diçka të madhërishme, ndërsa pika e mbështetjes është themeli i nevojshëm për të krijuar këtë transformim.
E pra, kush e paska gjetur sot këtë pikë mbështetje dhe po e "lëviz" botën?
Burrë i zoti për besë. Me mustaqe dy pëllëmbë e kaluar. Sepse po na vërtit të gjithëve. Na i kanë bërë mendjet lëmsh, na vjen për të vjellë, por përsëri kemi shpresë për ditë më të mira.
Shyqyr që shpresa nuk vdes as kur vdes robi. Ajo jeton, ashtu... në delirin e saj të përjetshëm.
Sot, më shumë se kurrë, pikat e mbështetjes janë shpirtërore, ideologjike por dhe teknologjike. Çdokush që gjen një ide të madhe dhe fuqinë për ta zbatuar atë, gjen pikën e tij të mbështetjes për të lëvizur botën. Siç Arkimedi kuptoi thellë, nuk është vetëm forca fizike ajo që krijon ndryshimin, por mënyra se si ne përdorim atë që kemi për të përmirësuar realitetin tonë.
Jo rrallëherë dhe për ta dëmtuar atë. Dhe këtu ka mjeshtra, nga ata të vërtetët fare, që e prishin brenda ditës atë që është ndërtuar për 100 vjet.
Në epokën e informacionit dhe teknologjisë, pikat e mbështetjes kanë ndryshuar formë, por parimi mbetet i njëjtë: për të ndryshuar botën, duhet të gjesh një pikë fokale që të ofrojë levën e duhur për transformim. Sot, shkenca dhe teknologjia janë fuqitë që veprojnë si leva të përmasave të paprecedentë, ndërsa pikat e mbështetjes që i japin këtyre forcave fuqi janë inovacionet, idetë dhe ndërmarrjet vizionare.
Nuk duhet me u fut në kaq të thella, në fakt. Edhe pse fatet rajonale ndikohen fuqishëm nga fatet globale. E për pasojë duke bërë llogaritë e një sistemi të vogël, je ngatërruar dhe me shifrat e mëdha.
Sot, një pikë mbështetjeje e fortë është teknologjia digjitale dhe interneti. Dhe zotëruesit e saj e kanë përdorur këtë pikë për të lëvizur botën. Ata gjetën në teknologjinë kompjuterike dhe komunikimet globale atë pikë që Arkimedi kërkonte: një mjet për të transformuar çdo aspekt të shoqërisë njerëzore, nga mënyra si punojmë dhe mësojmë, deri te mënyra si komunikojmë dhe organizojmë jetën tonë të përditshme.
Ndërkohë, lëvizje globale si ato për drejtësi sociale dhe barazi gjinore po përdorin pikën e mbështetjes të ndërgjegjësimit publik dhe solidaritetit për të lëvizur botën drejt barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Por nëse në këtë rast kemi të bëjmë me emra konkretë, madje me njerëz që janë sakrifikuar për kauzën, për çështjet e tjera, nuk ka emra. Prandaj nuk duhet kërkuar më kot në zyrat e gjendjeve civile, dhe as te zyra e adresave për t’u gjetur vendbanimin.
Kështu, kush e ka gjetur pikën mbështetëse sot? Ajo mund të jetë në duart e çdo individi që guxon të imagjinojë një botë më të mirë dhe të përdorë levën e duhur për ta realizuar atë, siç mund të ndodhë dhe e kundërta.
Shumëçka ka ndryshuar e po ndryshon dukshëm. Pas pandemisë Covid, ato çka thamë më lart në mënyrë literale dhe optike, nuk po pinë më ujë.
Koncepti i "organizmit okult" lidhet me grupe sekrete ose të padukshme që ushtrojnë ndikim të madh në zhvillimet globale – qofshin këto shoqëri sekrete, korporata multinacionale, organizata politiko-ekonomike, apo rrjete elitarësh me axhenda të fshehta. Ato shpesh përshkruhen si organizma që veprojnë larg syve të publikut, duke tërhequr fijet e ngjarjeve botërore përmes rrugëve të fshehta të ndikimit.
Në këtë kuadër, disa shembuj të përmendur shpesh në kontekste të ndryshme përfshijnë grupe si Iluminati, Masonët, organizata të mëdha financiare e deri tek fondacionet që mbajnë për emër mbiemrat.
Bota është në prag të krizës, përderisa dy vatra lufte mbajnë në "alert" të gjithë vendet me mirëqenie ekonomike dhe ato të tjerat që po avancojnë dukshëm në teknologji dhe kanë bërë kapërcimin epokal, nga vend i Botës së Tretë, me balta e orizore, në lokomotivë me avull që tërheq vagonë të tjerë nga pas. Dhe të themi se tanimë jemi në dorë të vendimeve që mbahen nëpër mbledhje me dyer të mbyllura ku shefat e mëdhenj u japin shtetarëve të vegjël e të bindur misione pilot për zbatim.
Leva është në vendin e duhur dhe pika nevralgjike e mbështetjes është gjetur. Veç duhet shtyrë asnjë më shumë.
Ata që kanë fuqinë për të "lëvizur botën" në termat politikë nuk janë vetëm aktorë të dukshëm si liderët e vendeve të mëdha, por edhe organizata ndërkombëtare, rrjete private dhe grupe lobuese. Në një botë të globalizuar, ku politika, ekonomia dhe teknologjia janë të ndërlidhura në mënyrë komplekse, fuqia shpesh shpërndahet mes aktorëve që veprojnë në skena të ndryshme, publike dhe private. Grupet lobuese dhe elitat politike shpesh kanë ndikim të madh në vendimmarrje, veçanërisht në demokracitë perëndimore. Shumë kompani shumëkombëshe kanë ndikim politik masiv për shkak të kapitalit të tyre të madh dhe aftësisë për të ndikuar politika ekonomike dhe tregtare.
Në një nivel më pragmatik, janë shumë aktorë që mund të cilësohen si “okultë” jo në sensin mistik, por për shkak të mënyrës se si veprojnë larg dritës së publikut. Këtu mund të përfshihen grupe lobiste të fuqishme, korporata me ndikim global që nuk raportojnë gjithnjë për qëllimet e tyre, ose agjenci të ndryshme të sigurisë dhe inteligjencës që veprojnë përtej transparencës demokratike.  Ata kanë një pikë mbështetjeje që u mundëson të formësojnë opinionet, sjelljet dhe, në një masë të madhe, ekonominë globale. Në fund të fundit, pyetja mbi ekzistencën e organizmave okulte që kanë fuqinë për të lëvizur botën reflekton shqetësimet e thella për transparencën, pushtetin dhe lirinë e individit përballë një bote gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të lidhur në mënyra që shpesh duken të fshehta.
Dikush e ka zaptuar sot Levën e Arkimedit dhe duket qartas që po mundohet ta lëvizë Botën andej nga interesi i vet.

 


Tuesday, September 24, 2024

MOSSAD Nga rrëmbimi spektakolar i naziztit Aikmen tek hakmarrja për vrasjen e atletëve në Munih



Nga Leonard Veizi
 
Thuhet se është shërbimi i inteligjencës më inteligjenti në botë. Madje thuhet se është edhe fort i frikshëm. Dhe ngjarjet më të bujshme e mediatike padyshim janë: rrëmbimi spektakolar i Adolf Aikmen më më 11 maj 1960 në Argjentinë, që ishte dhe oficeri i lartë nazist i cili projektoi Holokaustin, si dhe hakmarrja për vrasjen e 11 atletëve dhe anëtarëve të ekipit isrealit në Lojrat Olimpike Verore tnë Mynihut, në vitin 1972, nga grupi militant palestinez nën emrin “Shtatori i Zi”. Për Mossad-in janë shkruar libra pa fund. Dhe ky shërbim sekret është gjithashtu i përfshirë në shumë filma, qoftë si një aktor qëndror, por në shumë rate si periferik. Por regjisori Stiven Spielberg do ta ngrinte në art tek filmi “Munich”.
Ndërkohë që libra të shumtë janë shkruar dhe për Adolf Aikmen dhe rrëmbimin e tij nga Buenos Aires për ta gjykuar në Tel Aviv. Megjithatë në këtë edicion do të përmendim vetëm disa prej filmave dhe librave të cilat kanë në qendër shërbimin sekret Mossad.
 
Filmi “Mynich”
“Mynih” është një film dramatik historik epik i vitit 2005, i prodhuar dhe drejtuar nga Stiven Spielberg, me skenar të përbashkët nga Toni Kushner dhe Erik Roth. Ai bazohet në librin “Hakmarrja” e 1984 nga Xhorxh Xhornas, një rrëfim i vrasjeve të Mossad pas masakrës së Mynihut. “Mynich” u publikua nga “Universal Pictures” në Shtetet e Bashkuara dhe ndërkombëtarisht nga “DreamWorks Pictures” më 23 dhjetor 2005 dhe mori pesë nominime për Oscar: Filmi më i mirë, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë i përshtatur, Editimi më i mirë dhe Rezultati më i mirë. Filmi fitoi 131 milionë dollarë në mbarë botën, por vetëm 47 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë atë një nga filmat me fitime më të ulëta të Spielberg në vend. Në vitin 2017, filmi u emërua i 16-ti "Filmi më i mirë i shekullit të 21-të deri më tani" nga The New York Times.
 
Ngjarja
Avner Kaufman, një agjent i Mossad-it me origjinë gjermano-hebreje, zgjidhet të udhëheqë një mision për të vrarë 11 palestinezë që dyshohet se janë përfshirë në masakër. Ky ekip nuk do të ketë lidhje zyrtare me qeverinë apo Mossad, duke përfshirë edhe menaxherin e tyre Efraimin. Kaufman jep dorëheqjen nga Mossad dhe vepron pa asnjë lidhje me Izraelin. Ekipi i tij përfshin katër vullnetarë hebrenj nga e gjithë bota: shoferi afrikano-jugor Stive, prodhuesi belg i lodrave dhe eksperti i eksplozivëve Robert, ish-ushtari izraelit Karl dhe tregtari gjerman i antikeve dhe falsifikuesi i dokumenteve Hans nga Frankfurti. Atyre u jepet informacion nga një informator francez, Luis.
Në Romë, ekipi qëllon dhe vret Uaill Zuicer, i cili jetonte si poet. Në Paris, ata shpërthyen një bombë në shtëpinë e Mahmud Hamsharit. Në Qipro, bombardojnë dhomën e hotelit të Hussein Abd Al Shir. Me komandot e IDF-së, ata ndjekin tre militantë palestinezë - Muhamad Yousef al-Najar, Kamal Aduan dhe Kamal Naser - deri në Bejrut, depërtojnë në kompleksin e mbrojtur të palestinezëve dhe i vrasin të tre. Skuadra shkon në Londër për të gjetur Ali Hasan Salameh, i cili orkestroi masakrën e Mynihut, por atentati ndërpritet nga disa amerikanë të dehur. Lë të kuptohet se këta janë agjentë të CIA-s, e cila, sipas Luis, mbron dhe financon Salameh në këmbim të premtimit të tij për të mos sulmuar diplomatët e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë tentohen të vriten vetë atentatorët. Karl vritet nga një vrasës i pavarur holandez me pagesë. Për hakmarrje, ekipi e gjurmon dhe e ekzekuton në një varkë në Hoorn, Holandë. Hansi gjendet i vrarë me thikë në një stol në park dhe Roberti vritet nga një shpërthim në punëtorinë e tij. Avner dhe Stive më në fund gjejnë Salameh në Spanjë, por përsëri tentativa e tyre pengohet, këtë herë nga rojet e armatosura të Salameh. Në përfundim thuhet se m9 nga 11 palestinezët e synuar u vranë dhe se Salameh u vra më në fund në 1979.
 
Libri “Hakmarrja”
“Vengeance” apo “Hakmarrja” është një libër i vitit 1984 nga Xhorxh Xhornas që përshkruan një pjesë të atentateve të Mossad pas masakrës së Mynihut. Ai u ripublikua si “Hakmarrja: Historia e vërtetë e një ekipi izraelit kundër terrorizmit” ose dhe “Hakmarrja: Shpata e Gideonit” në disa botime dhe vende të mëvonshme. Burimi kryesor i librit është edhe personazhi kryesor, Juval Aviv, i njohur në libër si Avner. Një oficer i Mossad-it, ai rekrutohet për të udhëhequr një ekip të vogël në Evropë për të vrarë një numër të militantëve të dyshuar të “PLO” dhe “Shtatorit të Zi”. Secili nga kapitujt e librit trajton një fazë të veçantë të misionit, duke përfshirë sfondin e çdo atentati. Ai ka frymëzuar si një film televiziv të vitit 1986 të quajtur “Shpata e Gideonit” dhe filmin e Steven Spielberg “Munih” të vitit 2005.
 
Filmi “Shpata e Gideonit”
“Shpata e Gideonit” është një film televiziv kanadez i vitit 1986 për agjentët e Mossad që gjuanin terroristët e lidhur me masakrën e Mynihut të vitit 1972. Fillimisht u shfaq në Rrjetin Televiziv CTV në Kanada si një miniserial katërorësh dhe më vonë në HBO në Shtetet e Bashkuara. Me regji nga Majkëll Anderson dhe skenar nga Kris Brajent, në filmi luajnë Stiven Bauer dhe Majkëll Jork. Filmi bazohet në librin “Hakmarrja” nga Xhorxh Xhornas, një rrëfim i incidentit i cili është kritikuar prej disa oficerëve të inteligjencës si imagjinar. Por për shkak të natyrës së tij të fshehtë është i vështirë për t'u provuar ose hedhur poshtë.
 
Gjuetia Aikmen
“Gjuetia Aikman”, me titullin orgjinal “Hunting Eichmann: How a Band of Survivors and a Young Spy Agency Chased Down the World's Most Notorious Nazi Paperback” i autorit më të shitur të New York Times, Niël Baskëm, është tregimi i parë i plotë i ndjekjes dhe kapjes së oficerit nazist SS dhe arkitektit të Holokaustit, Adolf Eikmen. Kur aleatët sulmuan Berlinin në ditët e fundit të Rajhut të Tretë, Adolf Aikmen hodhi uniformën e tij SS dhe u zhduk. Pas arratisjes së tij nga dy kampet e të burgosurve amerikanë, tërheqjes së tij në male dhe jashtë Evropës dhe rrugës së tij drejt një jete anonime në Buenos Aires, ndjekësit e tij janë një prokuror gjermano-perëndimor, një hebre i verbër argjentinas me vajzën e tij të bukur, dhe agjencia e spiunazhit të ri, e quajtur “Mossad”, operativët e së cilës kanë llogaritë e tyre për të zgjidhur. Kapja e Aikmen dhe përpjekjet e agjentëve izraelitë për ta sekretuar atë jashtë Argjentinës për t'u gjykuar është përfundimi mahnitës i këtij tregimi emocionues historik.
 
Aikmen në Jerusalem
“Aikmen në Jerusalem: Një raport mbi banalitetin e së keqes” është një libër i vitit 1963 nga filozofi dhe mendimtarja politike Hannah Arendt. Titulli në anglisht është “Eichmann in Jerusalem: A Report on the Banality of Evil” . Arendt, një hebre që u largua nga Gjermania gjatë ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit, raportoi për gjyqin e Adolf Eichmann, një nga organizatorët kryesorë të Holokaustit, për The New Yorker. Një botim i rishikuar dhe i zgjeruar u botua në 1964.
 
Mossad: Misionet më të mëdha të Shërbimit Sekret Izraelit
“Mossad: Misionet më të mëdha të Shërbimit Sekret Izraelit” është një libër i shkruar nga autoret Michael Bar-Zohar, Nissim Mishal. Titulli i tij origjinal është: “Mossad: The Greatest Missions of the Israeli Secret Service”. Në përmbledhjen e këtij libri thuhet: “Për dekada, krahu i njohur i sigurisë i Izraelit, Mossad, është njohur gjerësisht si shërbimi më i mirë i inteligjencës në botë. Në Mossad, autorët Michael Bar-Zohar dhe Nissim Mishal na çojnë pas perdes së mbyllur me rrëfime thumbuese, që hapin sytë, çizmet në tokë të misioneve më të rrezikshme, më vendimtare në historinë 60-vjeçare të agjencisë. Këto janë Misioni i vërtetë: Histori të vërteta të pamundura, të mbushura me veprime me oktan të lartë - nga kapja befasuese e xhelatit nazist Adolf Aikmen deri te eliminimi i fundit i shkencëtarëve kryesorë bërthamorë iranianë. Kushdo që është i magjepsur nga bota e spiunazhit ndërkombëtar, inteligjencës dhe luftës së fshehtë "Black-Ops" do ta shohë Mossad-in duke elektrizuar leximin. Mossad zbulon operacionet përcaktuese dhe më të rrezikshme, heronjtë e panjohur dhe agjentët misterioz të shërbimit të inteligjencës më të respektuar dhe më enigmatik në botë. Këtu janë historitë rrëqethëse të misioneve të guximshme sekrete, duke përfshirë kapjen e Adolf Aikmen, çrrënjosjen e “Shtatorit të Zi”, shkatërrimin e objektit bërthamor sirian dhe eliminimin e shkencëtarëve kryesorë bërthamorë iranianë. E nxjerrë nga kërkimet intensive dhe intervistat ekskluzive me liderët izraelitë dhe operativët e Mossad-it, kjo histori tërheqëse sjell në jetë agjentët e guximshëm, vdekjeprurësit dhe fushat kryesore të betejës që kanë formësuar Izraelin dhe botën në përgjithësi për më shumë se 60 vjet”.
 
Spiunët e Gideonit: Historia sekrete e Mossad-it
“Spiunët e Gideonit: Historia sekrete e Mossad-it” është shkruar nga Gordon Thomas dhe titulli origjinal është: “Gideon's Spies: The Secret History of the Mossad”. Në përmbledhjen e këtij libri thuhet: “E krijuar në vitin 1951 për të siguruar të ardhmen e një Izraeli të luftuar, Mossad ka qenë përgjegjës për bëmat më të guximshme dhe emocionuese të spiunazhit, kundërterrorizmit dhe vrasjeve të ndërmarra ndonjëherë. Publikimi i 1999 i Gordon Thomas i Gideon's Spies, i ardhur nga intervistat me dyer të mbyllura me agjentë, informatorë dhe spiunazhe të Mossad-it, si dhe nga dokumente të klasifikuara dhe burime top-sekret, zbuloi të vërteta të patreguara më parë për agjencinë e inteligjencës izraelite. Dhe tani, në këtë botim, Thomas përditëson tekstin e tij klasik dhe tregon Mossad-in ashtu siç është në të vërtetë: brilant, i pamëshirshëm dhe me të meta, por në fund të mrekullueshëm”.
 
“Te fshehtat e Mosadit”
“Breve storia del Mossad” nga Aldo Mushi, Marko Minikanxheli ka ardhur në shqip si “Te fshehtat e Mosadit” me përkthimin e Vladimir Bregut, nëpërmjet shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”. Në përmbledhjen e librit shkruhet: “Historia e një prej shërbimeve më të frikshme të inteligjencës në botë: Institutit për Spiunazh dhe Operacione Speciale të Shtetit të Izraelit, i njohur më mirë si Mossad. Një mashtrues i vërtetë për armiqtë e popullit hebre, Shërbimi operoi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim me paskrupullozitet dhe vendosmëri në skenarë të ndryshëm operacionale dhe teatro gjeopolitikë, duke arritur suksese të bujshme por edhe duke pësuar ngecje e dështime. Një libër që përshkon ngjarjet më të pabesueshme të shekullit XX: nga kapja e Adolf Aikmen te vrasja e atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut, nga sulmi në termocentralin bërthamor irakian te vrasja e kryeministrit Jitzhak Rabin”.
 

Monday, September 23, 2024

“Sleuth”, loja çmendurore e dy burrave për një grua


Nga Leonard Veizi
 
Loja shkon në kufijtë e marrëzisë dhe padyshim që aty në mes ndihet fort se është një obsesion seksual që në mos shfaqet ethshëm nga të dy lojtarët e fortë, të paktën shpaloset tek njërit prej tyre, thellësisht.
 
Drama
“Sleuth” është një shfaqje e vitit 1970 e shkruar nga Antoni Shafer. Produksioni i Broadway mori çmimin Tony për shfaqjen më të mirë, dhe Antoni Kuell dhe Keit Bakster morën çmimin “Drama Desk” për Performancën e Shquar. Shfaqja u përshtat edhe për filma artistikë. “Sleuth” ka të gjithë përbërësit e një thrilleri të klasit të lartë, i cili padyshim është - një komplot, kthesat e të cilit janë jashtëzakonisht të guximshme dhe djallëzore. Është një studim dramatik i konfliktit seksual dhe xhelozisë midis një burri të moshuar dhe një burri më të ri; si dhe një portret delikat psikologjik të një mesoburri joadekuat dhe të fiksuar seksualisht. Shafer bëri të ditur se shfaqja ishte frymëzuar pjesërisht nga një prej miqve të tij, kompozitori Stiven Sontajm, interesi intensiv i të cilit për lojën pasqyrohet nga personazhi i Andre Uajk.
 
Përmbledhja
Shfaqja zhvillohet në shtëpinë Andre Uajk, një shkrimtar misterioz jashtëzakonisht i suksesshëm. Shtëpia e Uajk pasqyron obsesionin e tij me shpikjet dhe mashtrimet e trillimeve dhe magjepsjen e tij me lojërat. Ai josh të dashurin e gruas së tij Majllo Tindëll në shtëpi dhe e bind atë të organizojë një grabitje të bizhuterive të saj. Ky propozim nis një zinxhir ngjarjesh që e lë audiencën të përpiqet të deshifrojë ku mbaron imagjinata e Uajk dhe ku fillon realiteti.
 
Versioni i vitit 1972
“Sleuth” i cili në shqip vjen si “Dedektivi” është një film thriller misterioz i vitit 1972 me regji të Xhozef L. Mankeviç dhe me aktorë Lorenc Olivier dhe Majkëll Kein. Skenari i dramaturgut Antoni Shafer u bazua në shfaqjen e tij të vitit 1970. Të dy Olivier dhe Kein u nominuan për “Academy Awards” për performancat e tyre. Ky ishte filmi i fundit i Mankeviç. Kritikët i dhanë filmit vlerësime jashtëzakonisht pozitive
 
Versioni i vitit 2007
“Sleuth”  i vitit 2007 është një film thriller, me regji të Kenneth Branagh dhe me lojë interpretative nga Xhud Lov dhe Majkëll Kaine. Skenari i Harold Pinter është adaptim i dramës së Antoni Shafer, “Sleuth”. Ndërkohë Kein kishte luajtur më parë në versionin e vitit 1972, përballë Lorenc Oliviert.
 
Ngjarja
Dy britanikë jashtëzakonisht inteligjent janë zhytur në një lojë mashtrimesh. Andre Uajk, një shkrimtar i famshëm i moshuar që jeton vetëm në një rezidencë të teknologjisë së lartë, pasi gruaja e tij Megi e ka lënë për një burrë më të ri; dhe Majllo Tindëll, një aktor aspirant, i pajisur me sharm dhe zgjuarsi, i cili i tregon edhe një herë të dyja cilësitë. Kur Uajk fton Tindëll në rezidencën e tij, Majllo kërkon të bindë fillimisht që ta lërë gruan e tij duke nënshkruar letrën e divorcit. Sidoqoftë, Uajk duket shumë më i interesuar të luajë lojëra mendore me të dashurin e ri të gruas së tij dhe e josh atë në një seri veprimesh që ai kishte planifikuar plotësisht për të kërkuar hakmarrje ndaj bashkëshortes së tij jobesnike.
 
Analiza
"Sleuth" sjell një përballje të fuqishme psikologjike dhe emocionale ndërmjet dy protagonistëve. Filmi përqendrohet te rivaliteti i brendshëm, mashtrimet dhe loja mendore që zhvillohet midis tyre.
Filmi është një duel mendimesh dhe emocionesh midis një burri të moshuar dhe një të riu që ka një marrëdhënie me gruan e tij. Nga ana psikologjike, kjo situatë përfaqëson një krizë të identitetit dhe egos mashkullore. Protagonisti i vjetër, një shkrimtar i suksesshëm dhe manipulues, ndihet i kërcënuar nga rinia dhe vitaliteti i rivalit të tij më të ri. Kjo sjell një nevojë për të dëshmuar superioritetin e tij intelektual dhe për të përballuar frikën e vjetërsisë dhe humbjes së kontrollit.
Të dy personazhet janë të përfshirë në një lojë të vazhdueshme mashtrimi, që shkakton një lëkundje të vazhdueshme të fuqisë psikologjike dhe emocionale. Emocionalisht, loja është një përpjekje për të kontrolluar dhe poshtëruar tjetrin. Kjo përballje çon në tension emocional të thellë, pasi secili prej tyre përpiqet të manipulojë dhe shkatërrojë mendërisht tjetrin përmes skemave të ndërlikuara.
Një nga aspektet më të fuqishme psikologjike është zbulimi gradual i motiveve të vërteta. Ndërsa situatat përkeqësohen dhe manipulimi arrin kulmin, ndjesia e pasigurisë dhe paranoia fillon të përfshijë të dy personazhet. Ndjenja e humbjes së kontrollit dhe përballja me të panjohurën krijon një frikë të brendshme që ata nuk e përballojnë lehtë. Ky lloj frike psiko-emocionale është thelbësor në dinamikën e filmit, duke e mbajtur shikuesin në tension të vazhdueshëm.
Egoja është një komponent kyç në veprimet dhe emocionet e personazheve. Njeriu i vjetër përpiqet të mbrojë imazhin e tij si superior, ndërsa i riu kërkon të dëshmojë vlerën e tij. Ndërsa identitetet e tyre sfidohen nga kjo përplasje, të dy përjetojnë një krizë të thellë emocionale që i detyron të përballen me pasiguritë e tyre të brendshme.
Sleuth është një përmbledhje e ndërlikuar e dominancës, mashtrimeve, pasigurisë dhe rivalitetit, ku lojërat mendore shërbejnë për të nxjerrë në pah më të thellat emocione njerëzore.
 
Epilogu
Në filmin "Sleuth", vrasja në fund e personazhit aktor nga shkrimtari mund të interpretohet nga disa këndvështrime psiko-emocionale dhe filozofike:
Vrasja mund të shihet si një shfaqje ekstreme e pafuqisë dhe dëshpërimit të shkrimtarit, Andre Uajk. Gjatë gjithë filmit, ai përpiqet të mbajë kontrollin përmes lojërave mendore, manipulimeve dhe dominancës intelektuale. Megjithatë, me kalimin e kohës, shkrimtari e kupton se i riu, Majllo Tindëll, nuk është thjesht një viktimë e thjeshtë, por një rival i denjë. Pasi nuk arrin ta poshtërojë atë plotësisht, vrasja bëhet një akt final i kontrollit absolut mbi një situatë që po i ikën nga duart.
Andre përfaqëson një burrë që ka ndërtuar gjithë identitetin e tij rreth suksesit, dominimit intelektual dhe kontrollit social. Kur Majllo sfidon këtë autoritet dhe i kërcënon jetën e tij të ndërtuar, ndjenja e humbjes së statusit social dhe personal shtyn Andre-n të kryejë vrasjen. Akti përfundimtar i vrasjes është një përpjekje për të mbrojtur identitetin e tij nga një kërcënim që ai e sheh si shkatërrues.
Gjatë gjithë filmit, të dy protagonistët përfshihen në një lojë të vazhdueshme mashtrimi dhe manipulimi. Çdo lëvizje është e menduar për të poshtëruar dhe triumfuar mbi tjetrin. Në fund, kur Majllo sfidon autoritetin e Andre-it dhe i prish planet e tij, loja del nga kontrolli dhe Andre humb distancën intelektuale që kishte krijuar. Vrasja është rezultati i kësaj loje të rrezikshme, ku tensioni arrin kulmin dhe shkrimtari e sheh dhunën si zgjidhjen e vetme.
Andrew është një figurë narcisiste që beson se mund të manipulojë të gjithë rreth tij për të përmbushur dëshirat e tij. Kur përballë një kundërshtari të aftë si Majllo, ai përjeton një rënie të rëndë emocionale dhe egoja e tij nuk mund ta përballojë humbjen. Vrasja e Majllo-s justifikohet për Andre-in si një akt për të mbrojtur krenarinë dhe statusin e tij, duke qenë se nuk mund të pranojë se dikush tjetër ka fituar në lojën që ai vetë ka krijuar.
Nga një perspektivë më simbolike, vrasja e Majllo-s mund të përfaqësojë shkatërrimin e një pjese të brendshme të vetë Andre-it – pjesën e tij të rinisë, aftësisë për të dashur, ose aftësinë për të qenë spontan. Majllo përfaqëson të gjithë ato cilësi që Andre ndoshta ka humbur me kalimin e viteve, dhe duke e vrarë atë, shkrimtari shkatërron pjesën e tij të fundit të ndjeshmërisë njerëzore dhe spontaneitetit të rinisë..

Friday, September 20, 2024

Galilei, inkuizicioni dhe teoritë liberale për tokën e sheshtë

Nga 
Leonard Veizi
 
Kalendari historik të kujton se 391 vite më parë, më 20 shtator 1633, shkencëtari italian Galileo Galilei u gjykua nga Kisha Katolike për teorinë e tij, sepse thoshte që Toka sillej rreth Diellit. Për këtë arsye ai u mbyll në arrest shtëpiak për pjesën e mbetur të jetës, deri në vdekjen e tij më 1642, në moshën 77-vjeçare...
 
...Galileo Galilei është një nga figurat më të mëdha të historisë shkencore, jo vetëm për kontributet e tij thelbësore në fizikë, astronomi dhe matematikë, por edhe për përballjen e tij dramatike me Inkuizicionin e Kishës Katolike. Një nga çastet më ikonike të jetës së tij, pas një periudhe të gjatë hetimi dhe shtypjeje nga Inkuizicion,i është gjyqi për të në vitin 1633, ku ai thuhet se deklaroi "E pur si muove" apo thënë shqip “Megjithatë, ajo lëviz”. Më pas kjo frazë u kthye në simbolin e triumfit të së vërtetës shkencore përkundrejt dogmave të kohës.
Galilei kishte argumentuar se Toka ishte një planet që rrotullohej rreth Diellit, duke sfiduar teorinë e Ptolemeut, e cila e vendoste Tokën në qendër të universit. Kjo ide sfidonte jo vetëm konceptet shkencore, por edhe besimet fetare, duke e bërë Galilein një figurë të kontestuar.
Megjithatë, rreth kësaj ngjarjeje ka interpretime të ndryshme, si dhe keqkuptime të thella, përfshirë teoritë bashkëkohore që përpiqen të sfidojnë vetë idenë që Toka është e rrumbullakët.
 
Konflikti
Në shekullin e XVII, Kisha Katolike ishte ende një fuqi e padiskutueshme politike dhe shpirtërore në Evropë. Sistemi kopernikan, që propozonte se Dielli, jo Toka, ishte në qendër të universit, ishte një sfidë për dogmën gjeocentrike që mbizotëronte në mendësinë e krishterë prej shekujsh. Pavarësisht se teoritë heliocentrike të Kopernikut kishin qarkulluar për dekada, ishte Galileo që i solli ato në qendër të debatit me anë të kërkimeve dhe eksperimenteve të tij.
Galileo përdori teleskopin, një pajisje që ai përmirësoi, për të vëzhguar trupat qiellorë, duke zbuluar satelitët e Jupiterit, fazat e Venusit, dhe njollat e Diellit. Këto vëzhgime ishin të papajtueshme me teorinë gjeocentrike dhe forcuan idenë se Toka nuk ishte qendra absolute e universit. Në këtë mënyrë, Galileo erdhi në konflikt të drejtpërdrejtë me autoritetet kishtare.
 
Inkuizicioni
Në vitin 1616, Kisha kishte dënuar idenë kopernikane si heretike dhe e kishte paralajmëruar Galileo-n që të mos e përkrahte më publikisht. Megjithatë, Galileo vazhdoi kërkimet dhe publikoi veprën e tij "Dialogo sopra i due massimi sistemi del mondo" ose e ardhur në shqip “Dialog mbi dy sistemet më të mëdha të botës” në vitin 1632, ku ai paraqiste argumentet pro dhe kundër gjeocentrizmit dhe heliocentrizmit. Kjo vepër u pa si një mbrojtje e hapur e teorisë kopernikane dhe si një sfidë për autoritetin e Kishës.
Gjatë gjyqit të tij nga Inkuizicioni në vitin 1633, Galileo u përball me presione të mëdha. Edhe pse ai u detyrua publikisht të heqë dorë nga mësimet e tij, mbetet e përhapur një legjendë që, pasi pranoi se Toka nuk lëviz, ai thuhet se e pëshpëriti në fund "Megjithatë, ajo rrotullohet." Kjo frazë nënkupton rezistencën e tij ndaj të pavërtetave të imponuara, si dhe besimin e tij të thellë në të vërtetën shkencore.
 
Toka e sheshtë
Në një kthesë të çuditshme, ndonëse Galileo dhe shkencëtarët e tjerë të kohës së tij dhanë prova të pakontestueshme për natyrën e rrumbullakët të Tokës dhe lëvizjet e saj, disa grupe sot pretendojnë që Toka është e sheshtë dhe se Dielli rrotullohet sipër saj. Në kohët moderne, ideja e Tokës së sheshte ka rifituar popullaritet, veçanërisht përmes teorive të konspiracionit. Disa individë besojnë se informacioni mbi formën sferike të Tokës është një mashtrim i organizimeve të fuqishme, si qeveritë dhe agjencitë shkencore. Ky është një fenomen i vonshëm që përfaqëson më shumë një reagim ndaj shkencës moderne dhe globalizimit, sesa një bazë të qëndrueshme shkencore.  Përkrahësit e teorisë së “Tokës së sheshtë” shpesh përdorin argumente të thjeshta ose sofizma për të sfiduar të dhënat shkencore të pranuara. Ata shpesh mohojnë provat empirike të ofruara nga astronomia dhe fizika, përfshirë misionet hapësinore dhe imazhet satelitore. Kjo rrymë ka marrë hov falë shpërndarjes së informacionit në internet dhe rrjeteve sociale, duke krijuar një platformë për dezinformimin. Teoria e fabrikuar e “Tokës së Sheshtë” mbetet sot si një sfidë për shkencën moderne
 
Përballja
Përvoja e Galileo Galileit dhe përpjekjet bashkëkohore për të promovuar idenë e Tokës së sheshtë na kujtojnë se përballja mes shkencës dhe dogmës nuk është thjesht një ngjarje historike e kaluar, por një proces që vazhdon edhe sot. Ndonëse shumë argumente të teorive të Tokës së sheshtë janë lehtësisht të hedhura poshtë nga faktet shkencore moderne, fenomeni i këtyre teorive konspirative ngre pyetje për fuqinë e perceptimeve, autoritetin e shkencës dhe mënyrën se si shoqëritë ndajnë dhe përpunojnë informacionin.
 
Trashëgimia
Galileo mbetet një figurë qendrore jo vetëm për shkencën, por edhe për lirinë intelektuale. Përballja e tij me Inkuizicionin është një simbol i luftës së dijetarëve kundër censurës dhe për të drejtën për të kërkuar të vërtetën, pavarësisht dogmave politike apo fetare. Në një botë ku teoritë konspirative përhapen lehtësisht, shembulli i Galileo-s na kujton rëndësinë e skepticizmit racional dhe të mbështetjes mbi provat empirike si gur themeli i dijes njerëzore.
Toka vazhdon të rrotullohet, pavarësisht nga çdo përpjekje për të mohuar faktet shkencore. Ashtu si në kohën e Galileo-s, kërkimi për të vërtetën është një sfidë që kërkon kurajë dhe përkushtim.
E ndërsa Galileo Galilei ishte një pionier i shkencës moderne, duke sfiduar besimet e kohës së tij dhe duke e çuar përpara njohjen njerëzore për universin, teoria e “Tokës së sheshte” ka rrethana të ndryshme në periudha të ndryshme, që tregon se besimi në konspiracione ka qenë e të jetë një përbërës i shoqërisë sonë.
 

Monday, September 16, 2024

Legjenda “Concorde” , avioni me pasagjerë që pilotohej si të ishte një ushtarak

 “Aeroport ‘79”


 


 
Nga Leonard Veizi
 
Ata ishin kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe shumë të shpejtë. Quheshin “Concorde”. Dhe fluturuan për të kapërcyer Atlantikun për 30 vite me radhë. Por vetëm paq, sepse u desh të dilnin në pension, duke besuar se për këtë periudhë kohe e kishin plotësua kilometrazhin e mundshëm të jetës ajrore...
 
...21 vjet më pas, lajmet e fundit na informojnë se një aeroplan tip “Overture”, - për transport pasagjerësh, - i kompanisë amerikane “Boom Supersonic”, mund të arrijë të zëvendësojë aeroplanin supersonik “Concorde”, që u tërhoq nga tregu pasi bëri fluturimin e tij të fundit në nëntor 2003. Dhe kjo padyshim është një tjetër arritje, pas boshllëkut që krijoi dalja jashtë loje e legjendës “Concorde”
 
Avioni supersonik
“Concorde” ishte një avion supersonik komercial, i cili fluturoi për herë të parë në vitin 1969 dhe shërbeu deri në vitin 2003. Ai mund të arrinte shpejtësi dy herë më të shpejtë se zëri, duke bërë që pasagjerët të udhëtonin shumë më shpejt në distanca të gjata. Ky avion simbolizonte kulmin e teknologjisë ajrore të kohës, por gjithashtu kishte kosto të larta operacionale dhe kufizime mjedisore, të cilat kontribuuan në tërheqjen e tij nga shërbimi.
“Concorde” ishte një aeroplan supersonik anglo-francez dhe u prodhua nga dy kompani evropiane ajrore, Air France dhe British Airways. Në fakt shpejtësisa e Konkordit gjatë fluturimit në një lartësi prej 16 000-18 000 metra ishte 2,04 Mach. Ndërsa kapaciteti ishte nga 92 deri në 128 pasagjerë.
Ndërkohë me avionin e tyre “Overture”, kompania amerikane “Boom Supersonic” synon të arrijë shpejtësi prej 1.7 Mach, me deri në 80 pasagjerë në bord dhe distanca mbi 6800 kilometra. Por fluturimi i tij i parë me pasagjerë vlerësohet të realizohet rreth vitit 2029.
 
Historiku
Studimet për “Concorde” filluan në vitin 1954 dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan një traktat për krijimin e projektit të zhvillimit më 29 nëntor 1962, pasi kostoja e programit u vlerësua në 70 milion paund i barabartë me 1.68 miliardë paund të vitit 2023. Ndërtimi i gjashtë prototipeve filloi në shkurt 1965 dhe fluturimi i parë u nis nga Toulouse më 2 mars 1969. Tregu ishte parashikuar për 350 avionë dhe prodhuesit morën deri në 100 porosi nga shumë linja ajrore kryesore.
“Concorde” hyri në shërbim më 21 janar 1976. Fluturimet transatlantike ishin tregu kryesor. Por "Air France" dhe "British Airways" mbetën klientët e vetëm me shtatë korniza avioni secili.
Konkurrenti i tij i vetëm ishte prodhimi rus "Tupolev Tu-144", që transportonte pasagjerë nga nëntori 1977 deri në një aksident në maj 1978. Një tjetër konkurrent i mundshëm, Boeing 2707, u anulua në 1971. Kështu që "Concodre" mbeti i vetëm.
Më 25 korrik 2000, Fluturimi 4590 i "Air France" u rrëzua menjëherë pas ngritjes. 109 pasagjerët në bord dhe katër njerëz në tokë mbetën të vdekur. Ky ishte i vetmi incident fatal që përfshinte "Concorde". Shërbimi u pezullua deri në nëntor 2001. Avionët e mbijetuar u tërhoqën në 2003, 27 vjet pasi kishin filluar operacionet tregtare. Tanimë veç 2 nga 20 avionët e ndërtuar janë ruajtur për të qenë pjesë e ekspozimeve.
 
Filmi
"Concorde"-it iu bë një reklamë e paparë. Madje u investua që ai të ishte “aktori” kryesor i një filmi. "The Concorde... Airport '79" është titulli i tij origjinal, por Televizioni Shqiptar e trasmetoi atë me nje version të shkurtuar si “Aeroport 79”. Ai është filmi i katërt dhe i fundit në serinë "Airport", e cila përqendrohet në krizat dhe katastrofat e fluturimeve ajrore. Ky film u publikua në vitin 1979 dhe përqendrohet te një fluturim me avionin supersonik “Concorde”, një nga avionët më të shpejtë të kohës, i njohur për aftësinë e tij për të kaluar shpejtësinë e zërit.
Filmi u drejtua nga Deivid Louell Riç. Kasti i gjithë yjeve përfshin Xhorxh Kenedi, i cili u shfaq në të katër filmat nga seria e Aeroportit, dhe me Alen Delon, Susan Bleikli dhe Robert Vagner në rolet kryesore.
 
Ngjarja
Në film, kompania ajrore përgatitet për një fluturim ndërkombëtar nga SHBA në Paris dhe më pas në Moskë. Gjatë këtij udhëtimi, një gazetare - e interpretuar nga Susan Bleikli - zbulon një komplot të rrezikshëm që përfshin një biznesmen të fuqishëm dhe armë ilegale. Ky biznesmen përpiqet të sabotojë fluturimin për të mbuluar veprimet e tij të paligjshme, duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Aksionet përfshijnë disa tentativa për të rrëzuar avionin, me avionë luftarakë që e ndjekin dhe një raketë të lëshuar për të goditur avionin. Kapiteni, i luajtur nga Alen Delon, dhe ekuipazhi bëjnë përpjekje heroike për të shpëtuar pasagjerët. Dhe një avion tip “Concorde” ishte i gatshëm të bënte shumë akrobaci për t’i shpëtuar rrezikut, aq sa mund të besoje se ai kishte vetitë e një avioni luftarak dyvendësh.
 
Kritikat dhe vlerësimi
Filmi nuk pati sukses të madh kritik dhe u konsiderua si një përpjekje më e dobët krahasuar me filmat e mëparshëm të serisë "Airport." Pavarësisht skenave të mëdha aksioni dhe prezencës së "Concorde"-it, filmi shpesh ironizohet për skenarin dhe aktrimin, dhe është parë më shumë si një aventurë "B movie" - që simbolizon një film të lirë dhe të bërë keq, - sesa një thriller serioz.
Ndonëse u pasqyrua në mënyrë kritike dhe pati pak arkëtime në Amerikën e Veriut, filmi ishte një sukses komercial ndërkombëtarisht, duke fituar një total prej 65 milionë dollarësh me një buxhet prej 14 milionë dollarësh në prodhim.
Gjithsesi, për ata që janë të apasionuar pas aviacionit dhe “Concorde”-it, filmi ofron disa pamje interesante të avionit në veprim.
 

Nga Peza tek Mukja, si e shkatërroi politika bashkëpunimin për luftën e përbashkët kundër nazifashizmit

 

 
Nga Leonard Veizi
 
16 shtatori 1942 kujtohet dhe sot si një ditë e shënuar. E vetmja ku ka një konsensus gjithëpolitik. Sepse pas kësaj vështirë se politika shqiptare mund të bëhej e gjithë bashkë në n jë mendim. Madje as për të pasur një ditë të saktë çlirimi nga pushtuesit, për të cilën flitet se është aty nga fundi i nëntorit 1944...
 
...Lufta e Dytë Botërore dhe ngjarjet që e shoqëruan atë në Shqipëri përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë. Kjo Luftë, përveç se përfaqësoi një periudhë dramatike për popujt e Europës dhe më gjerë, ishte gjithashtu një moment vendimtar për Shqipërinë, një vend me një traditë të theksuar luftërash për pavarësi. Në këtë kontekst, dy ngjarje të rëndësishme, Konferenca e Pezës dhe ajo e Mukjes, u bënë pika kyçe në përpjekjet për organizimin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit nazifashist dhe përpjekjeve për një aleancë ndërmjet forcave politike shqiptare. Këto dy ngjarjet kryesore, shënojnë një periudhë kur forcat politike shqiptare, pavarësisht dallimeve ideologjike, u bashkuan për të luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.
Megjithatë, ky bashkëpunim, që për disa kohë kishte treguar shenja shprese, shpejt do të shkatërrohej, duke çuar në ndarjen e thellë mes grupeve politike. Përpjekjet për një bashkim të frontit politik dhe ushtarak përfunduan me ndarjen dhe përçarjen e palëve kryesore.
Ngjarjet nga Konferenca e Pezës deri tek ajo e Mukjes përshkruajnë një histori të trishtueshme të ndarjes dhe rivalitetit mes forcave politike shqiptare në një kohë kur vendi kishte nevojë më shumë se kurrë për unitet.
 
Konferenca e Pezës
Konferenca e Pezës, e mbajtur më 16 shtator 1942, është njohur si një çast historik që shënoi përpjekjen e parë serioze për të unifikuar forcat politike shqiptare në luftën kundër fashizmit. Nën drejtimin e Partisë Komuniste Shqiptare, e formuar në vitin 1941, konferenca arriti të mbledhë së bashku përfaqësues nga grupe të ndryshme politike dhe kombëtare. Synimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte formimi i një fronti të përbashkët çlirimtar, ku përfshiheshin komunistët, nacionalistët e udhëhequr nga Abaz Kupi, dhe grupe të tjera atdhetare që kishin si qëllim çlirimin e vendit.
Peza përfaqësoi një përpjekje për të tejkaluar ndasitë ideologjike me qëllim të përqendrimit të përpjekjeve kundër armikut të përbashkët – pushtuesve italianë. Parimi themelor i kësaj konference ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve pa dallim ideologjik apo krahinor në një luftë çlirimtare, nën thirrjen “Shqipëria mbi të gjitha.” Megjithëse në dukje ky ishte një çast premtues për bashkëpunim, nën sipërfaqe fshiheshin ndarje të thella ideologjike, që më vonë do të dilnin në pah.
 
Konferenca e Mukjes
Pas suksesit të Konferencës së Pezës në krijimin e një strukture bazë për rezistencën shqiptare, tensionet ndërmjet forcave të ndryshme politike filluan të shfaqen me më shumë qartësi. Në korrik të vitit 1943, u thirr Konferenca e Mukjes, një tjetër përpjekje për të krijuar një marrëveshje të gjerë ndërmjet forcave kryesore politike shqiptare, sidomos ndërmjet Frontit Nacionalçlirimtar të drejtuar nga komunistët, dhe Ballit Kombëtar që përfaqësonte forcat nacionaliste.
Konferenca e Mukjes u mbajt në një kohë kur vendi po kalonte një fazë të re të pushtimit, pasi Italia fashiste ishte në prag të kapitullimit dhe forcat gjermane po përgatiteshin të merrnin kontrollin e territorit. Përballë këtij ndryshimi të situatës, liderët e dy kampeve ranë dakord për nevojën e bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë dhe diskutuan gjithashtu për formimin e një qeverie të përkohshme pas çlirimit.
Pikërisht në Mukje më 2 gusht 1943 u nënshkrua marrëveshja që parashikonte krijimin e një “Komiteti për Shpëtimin Kombëtar,” që do të drejtonte luftën kundër okupatorëve dhe do të shërbente si një strukturë kalimtare për qeverisjen e vendit pas çlirimit. Po ashtu, në Mukje u diskutua edhe për çështjen e Kosovës dhe të bashkimit të trojeve shqiptare, që ishte një temë e ndjeshme për të dyja palët. Ndërsa kjo marrëveshje dukej si një hap i rëndësishëm për unitetin kombëtar, tensionet ideologjike dhe strategjike mes komunistëve dhe nacionalistëve vetëm sa u thelluan.
 
Dështimi i marrëveshjes
Ndryshe nga Peza, Mukja u shndërrua në një platformë për përplasje ideologjike dhe rivalitet. Pas Mukjes, bashkëpunimi i brishtë nisi të shpërbëhej. Dallimet mes forcave komuniste dhe nacionaliste u theksuan, duke çuar në një ndarje të thellë. Problemi thelbësor ishte ndarja ideologjike midis komunistëve dhe nacionalistëve. Partia Komuniste Shqiptare, e drejtuar nga Enver Hoxha, kërkonin një dominim të qartë në lëvizjen e rezistencës duke e konsideruar Ballin Kombëtar si një rival të rrezikshëm për pushtetin pas lufte, ndërsa Balli Kombëtar i udhëhequr nga Mit’hat Frashëri kishte shqetësime për ndjekjen e një rruge të ekstremit të majtë influencuar mundshëm nga Bashkimit Sovjetik dhe ideologjia staliniste.
Shumë shpejt pas Mukjes, udhëheqësit e Frontit Nacionalçlirimtar hodhën poshtë marrëveshjen, duke akuzuar Ballin Kombëtar për mungesë të angazhimit serioz ndaj luftës kundër nazistëve dhe për qëndrimin e tij të paqartë lidhur me bashkëpunimin me forcat gjermane. Në anën tjetër, Balli Kombëtar akuzoi komunistët për tradhti ndaj interesave kombëtare dhe përpjekje për të monopolizuar pushtetin pas luftës.
Ndërkohë që situata ushtarake në Shqipëri përkeqësohej me ardhjen e gjermanëve, përçarja ndërmjet dy kampeve u bë e pakthyeshme. Lufta midis partizanëve komunistë dhe forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar filloi të intensifikohej, duke shënuar fundin e çdo përpjekjeje për bashkëpunim të mëtejshëm.
 
Ndikimi i emisarëve të huaj
Në kontekstin e luftës së rezistencës shqiptare, jo vetëm forcat e brendshme politike luajtën një rol vendimtar, por edhe ndikimi i fuqive të huaja u bë një faktor thelbësor që formësoi drejtimin e kësaj lufte. Dy ndërmjetës kryesorë, të cilët ndihmuan në formësimin e strategjive të forcave shqiptare, ishin përfaqësuesit jugosllavë dhe britanikë.
Një nga ndikimet më të theksuara mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ishte ai i jugosllavëve, në veçanti përmes Lëvizjes Partizane të Josip Broz Titos. Ndërsa Jugosllavia ishte vetë në luftë kundër pushtuesve gjermanë, Tito dhe Partia Komuniste Jugosllave shihnin Shqipërinë si një vend kyç për interesat strategjike të Jugosllavisë pas lufte. Emisarët jugosllavë, të cilët ishin dërguar për të asistuar Partinë Komuniste Shqiptare, kishin një ndikim të madh në formësimin e strategjive të saj. Një ndër figurat më të njohura jugosllave në Shqipëri ishte Dushan Mugosha, i cili luajti një rol kyç në bashkëpunimin me udhëheqësit shqiptarë, sidomos me Enver Hoxhën. Emisarët jugosllavë ndikuan fuqishëm në mënyrën se si PKSH zhvilloi raportet e saj me Ballin Kombëtar. Një nga motivet kryesore të këtij qëndrimi ishte se udhëheqja jugosllave dëshironin që Shqipëria të ishte në orbitën e influencës së Jugosllavisë, dhe një bashkëpunim i ngushtë me Ballin Kombëtar, që promovonte një Shqipëri etnike, mund të krijonte tensione me synimet jugosllave për dominim rajonal dhe çështjen e Kosovës.
Ndërkohë, britanikët, të cilët ishin ndër mbështetësit kryesorë të rezistencës antifashiste në Europë, kishin një qëndrim më pragmatik ndaj forcave shqiptare. Përmes misioneve të tyre ushtarake në Ballkan, ata përpiqeshin të ndihmonin çdo forcë që luftonte kundër boshtit nazifashist, duke përfshirë komunistët dhe nacionalistët. Nga njëra anë, britanikët siguruan armë dhe mbështetje logjistike për forcat partizane, sepse këto forca ishin ato më aktive në terren dhe të organizuara më mirë. Nga ana tjetër, britanikët nuk ishin të përkushtuar ndaj një ideologjie komuniste dhe shpesh përpiqeshin të mbanin një ekuilibër midis forcave partizane dhe atyre të Ballit Kombëtar, duke kërkuar të shmangnin një përplasje të brendshme që do të dobësonte luftën kundër pushtuesve. Britanikët, megjithëse mbështetën luftën antifashiste, nuk arritën të ndikojnë në ruajtjen e një uniteti të gjerë kombëtar. Ata u përqendruan më shumë në suksesin ushtarak sesa në balancat e brendshme politike të Shqipërisë.
 
Epilogu
Nga Peza tek Mukja, bashkëpunimi i forcave politike shqiptare për luftën kundër pushtuesve u duk si një rrugë e mundshme për të arritur çlirimin kombëtar dhe krijimin e një Shqipërie të lirë e të bashkuar. Një tjetër faktor ishte ndryshimi i situatës ndërkombëtare. Me avancimin e ushtrive aleate dhe rënien e nazizmit, forcat politike shqiptare filluan të shqetësoheshin për pasluftën dhe për ndarjen e pushtetit. Kjo krijoi një klimë mosbesimi, e cila e ndihmoi në shkatërrimin e bashkëpunimit që ishte ndërtuar në Pezë. Kështu që përçarjet ideologjike dhe ambiciet për pushtet pas luftës shkatërruan këtë bashkëpunim të brishtë.  
Shkatërrimi i bashkëpunimit ndërmjet forcave politike shqiptare kishte pasoja të thella.
Ngjarjet e Pezës dhe Mukjes na kujtojnë se historia shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ishte vetëm një luftë kundër pushtuesve të huaj, por edhe një përplasje e thellë ndërmjet forcave që do të përcaktonin të ardhmen e vendit.
 
 

Friday, September 13, 2024

Lufta e Ftohtë e fotove me “shall pionieri” të ditës së parë të shkollës


Nga 
Leonard Veizi
 
Në ditën e parë të shkollës, e mira është të mos i referoheni rrjeteve sociale. Nuk është detyrim, sigurisht, sepse nuk është e sanksionuar as në Kushtetutë dhe as në ndonjë akt normativ të Këshillit të Ministrave. Është thjesht një këshillë gjysmë miqësore. Nëse do të bëni atë që bën gjithkush që në pikë të mëngjesit, - që nuk sheh më lajmet e një nate më parë dhe as titujt e gazetave që gjithashtu flasin për lajmet e një dite më parë, - por futet drejt e me kokë në facebook, do të bombardohet nga njëmijë shkrepje celularësh dhe fotografish të postuara, ku fëmijë me “shall pionieri” dhe tufa lulesh në duar, pozojnë o përkrah mamit, o me babin, ose me zyshën kujdestare. Ndonjëherë dhe me të tre bashkë, duke na kujtuar kështu trekëndëshin revolucionar: Mësim – Punë – Kalitje.
Eeee, u ktheva shumë pas në kohë. Po reminishenca e së kaluarës ka mbetur si “njollë në biografi”.
Në fakt prej kohësh, përparëset e zeza, jakat e bardha dhe shallet e kuq të pionierit kanë dalë nga qarkullimi dhe nxënësit sot mbajnë bluza me logot e shkollave dhe çanta shpine ku fusin bidonët e ujit, se lekët i mbajnë tek kapaku i iPhone-it.
Dita e parë e shkollës, - që është një ngjarje e cila nuk i ka rrënjët në historinë mijëravjeçare, por në epokën moderne, - ka marrë një formë të re, epike. Lufta e madhe nis me foto. Pikërisht në mëngjesin e hershëm, kur nënat – të armatosura me telefonë inteligjentë dhe frymëzim të pashtershëm – marrin pozicionet e tyre në betejën virtuale.
Fusha e luftës është e thjeshtë, e njohur: dera e shkollës. Është luks për atë që ia del të futet deri në klasë e të pozojë te banka e parë, - edhe pse në fakt shorti mund t’i bjerë që të rrijë te banka e fundit. Këtu vendoset skena madhështore e fotografisë që, brenda disa sekondash, do të shpërndahet në rrjetet sociale.
Pozicioni i fëmijës, qeshja e tij e detyruar, çanta e re që shkëlqen më shumë se vetë fëmija – çdo element është i kurdisur me kujdes. Lufta nuk është më për të marrë fëmijët në klasë, por për të dominuar feed-in e të tjerëve me foton më "të bukur" dhe më "të dashur."
Ndërkohë, hashtagët shërbejnë si fishekë të mirëfilltë: #DitaEPare, #RritemiShpejt, #MamiKrenare....
Wooowwww, ç’na the.
Të gjitha luftojnë për vëmendje, për lavdërime dhe për të fituar atë betejën e heshtur të cilës i nënshtrohet çdo prind: cili fëmijë është më "adorable" - apo i adhurueshëm, - në sfondin e derës së klasës, ku duket dhe tabela e zezë me një ushtrim matematike të mbetur pa zgjidhje.
Dhe pastaj, si çdo betejë e suksesshme, vjen shpërblimi: "Shumë i rritur!" "Sa shpejt fluturojnë vitet!" – një mori komentesh që ngjajnë më shumë si medalje lavdie për një punë të kryer me përpikëri.
E ndërsa pasditja bie, nënat fillojnë të mendojnë për sfidën e radhës. Fotoja e ardhshme është një betejë që do të vijë, por që kërkon kohë dhe strategji të reja.
Deri atëherë, fronti mbetet i hapur. Lufta është e Ftohtë... e akullt në dukje, por zjarr përbrenda:
E paska ai djalin më të mirë se djali im?!
Për bukurinë e vajzës nuk ka krahasim.
E njëjta situatë përsëritet në fund të vitit, kur postohen foto me dëftesa ku janë rezultate të shkëlqyera:
Teksa menteshat e lodhura të dyerve të shkollës mbyllen për herë të fundit në sezon, një betejë tjetër madhore nis turravrap. Pas luftës së fotove të fillimit të vitit, nënat e përkushtuara janë tashmë të kalitura dhe më të përgatitura se kurrë për raundin e dytë: "Fotot me dëftesat".
Në një skenar që ndoshta u ngjan filmave epikë, - ku gjeneralë të lavdishëm vendosin kurora dafinash mbi kokë, - fëmijët janë të rreshtuar për një tjetër seancë fotosh. O te dera e klasës, o te dera e shkollës... e më të pafatët, për mungesë vendi dalin e dera e WC-së. Këtë herë nuk kemi të bëjmë më me çanta të reja dhe buzëqeshje të pasigurt. Jo, tani triumfi është i qartë: nota të shkëlqyera që janë pothuajse të printuara më shumë për "Instagram-in" sesa për ndonjë funksion arsimor.
Një foto me dëftesën – ku nota 10 shihet dukshëm, se 9-ta nuk pranohet, – postuar në rrjet, është sinjali që shpall fitoren. Lufta nuk është më për shkollën apo dijet. Jo, tani është çështje krenarie digjitale. Shfaqen hashtagë që kanë peshë si medalje ari: #NotaPerfekte, #VitinTjetërMëMire, #MamiKrenarePërsëri. Dhe si qershia përmbi tortë #GjeniuiMamit...
E pra.
Dhe më pas, komente që ngjajnë si përshëndetje të nxehta nga fronti: "Yll! Bravo të dyve!", "Shumë e merituar!", "E kishte gjithmonë të garantuar!". Këto janë si shpërblimet morale që të tjerët i japin njëri-tjetrit, ndërsa betejat e mëparshme harrohen, dhe strategjitë për vitin e ardhshëm fillojnë të ndërtohen në heshtje.
Ndërkohë, fëmijët? Ndoshta, ata as nuk i kuptojnë këto lavdi virtuale. Ata janë të zënë duke ëndërruar herë për pushimet e fundvitit e herë për pushimet verore, pa e ditur se fushata për foton e radhës ka nisur në planifikohet në mendjet e prindërve.