13 Shkurt 1983
Nga
Leonard Veizi
Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me
shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me
shtëllunga nga copat e dërrasave dhe sidomos nga pjesët plastike që digjeshin e
shformoheshin, të gjithë kërkonin daljen. Por ajo ishte e bllokuar. Ata kishin
mbetur në një kurth, krejt të paimagjinueshëm. E pra, kishin shkuar për t’u
dëfryer, ndoshta me ndonjë qese patatinash apo kokoshkash në prehër, teksa
imazhet e aktorëve me famë lëviznin andej-këtej ekranit të magjishëm,
projektuar mbi cohën e bardhë...
...Duket
sikur ngjarja është ftohur e ngurtësuar. Sepse kanë kaluar më shumë se 40 vjet
prej asaj kohe. Por asnjëherë nuk është astu siç duket. Apo më mirë të themi:
ashtu siç imagjinohet. Sepse poshtë cipës së ftohtë a të ngurtësuar, ngjarja lëviz
po aq nxehtë sa dhe vetë nxehtësia e zjarrit makabër që digjte e shkrumbonte
gjithëka gjente përpara.
Tanimë ajo konsiderohet si masakra më e madhe që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ndodhi në Torino të Italisë, dhe u cilësua si një tragjedi masive në nivel kombëtar. Shpërthimi i një zjarri që solli mbjaft viktima.
E pra, duhet thënë se audienca në kinema për shfaqjen “Briciapi” por që në gjuhën italiane njihet si: “La capra” ishte e përbërë vetëm nga 100 persona. Kur mund të ishin shumë më tepër. Dhe vetë tragjedia do të ishte shumëfish më e madhe. Sepse kinemaja në fjalë, - vend ku ndodhi e gjithë ngjarja, - kishte një kapacitet maksimal prej 1,200 personash, në një sallë me dy kate.
Tanimë ajo konsiderohet si masakra më e madhe që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ndodhi në Torino të Italisë, dhe u cilësua si një tragjedi masive në nivel kombëtar. Shpërthimi i një zjarri që solli mbjaft viktima.
E pra, duhet thënë se audienca në kinema për shfaqjen “Briciapi” por që në gjuhën italiane njihet si: “La capra” ishte e përbërë vetëm nga 100 persona. Kur mund të ishin shumë më tepër. Dhe vetë tragjedia do të ishte shumëfish më e madhe. Sepse kinemaja në fjalë, - vend ku ndodhi e gjithë ngjarja, - kishte një kapacitet maksimal prej 1,200 personash, në një sallë me dy kate.
Ngjarja
Një
prodhim filmik francez i vitit 1981, “La Chèvre”, i regjisorit Fransis Viber,
me aktorët e mirënjohur Pierr Riçard dhe Zherard Depardieu, shfaqej në javën e
trembëdhjetë të tij, në kinemanë “Statuto”, e cila ndodhej pranë sheshit me të
njëjtin emër në Torino. Por pasditen e 13 shkurtit 1983, rreth orës 18:15, kur
shfaqja kishte pak minuta që kishte nisur, zjarri shpërtheu. Një nga perdet e
rënda në pjesën e prapme mori flakë dhe u rrëzua përtokë. Zjarri u përhap në
ndenjëset e rreshtit të fundit, të cilat krijuan një barrierë që bllokoi daljen.
Paniku
ishte i madh.
Megjithëse
pretendohej se pëlhura ishte rezistente ndaj flakës, në etiketën e saj
shkruhej: “Prodhon tym.” Dhe ky është një detaj që doli në gjyqin e zhvilluar
me këtë rast. Më pas, një mjek sqaroi se vetë copa gjatë djegies lëshonte acid
hidrocianik. Për këtë arsye, në korridorin ku shumë njerëz mbetën të bllokuar,
vdekja ndodhi brenda 40 sekondave.
Zjarrfikësit
mbërritën furishëm, burrat me kostume fosforeshente dhe aparate frymëmarrjeje në
fytyrë. Dhe po aq shpejt mbërritën gazetarët dhe kamerat televizive. Por ishte
vonë gjithsesi. 64 trupat e pajetë u rreshtuan bri njëri-tjetrit.
Në
mediat italiane të kohësh gjendej dhe shprehje të tilla si: “Çifte të rinj
gjenden të përqafuar, një djalë i vogël i kapur pas nënës së tij, një vajzë e
vogël dhe babai i saj të kapur për dore”.
Dhe
kaq duhej që tragjedia të kalonte dhe mbi kufijtë e saj.
Kronikat
e kohës raportuan se si në një magji të zezë, ndër 64 viktimat 32 ishin meshkuj
dhe 32 të tjera femra. Por mbi të gjitha dy prej tyre ishin fëmijë. Më i vogli që
nuk i mbijetoi dot tragjedisë ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa më i madhi 55 vjeç.
Varrimi
i viktimave u bë më 15 shkurt në Katedralen e Torinos.
Në
kronikat e kohës thuhet se një mot i pafavorshëm dhe nisja e reshjeve të
dëborës kishin ndikuar në frekuentimin e ulët të kinemasë. Dhe, a mund ta
imagjinojë kush nëse kinemaja do të kishte shumë më tepër spektatorë, apo, mos
qoftë thënë, të ishte e mbushur në kapacitetin e saj maksimal?
Pasojat
Ekziston
një postulat që thotë se: “Çdo zjarr shkatërron shkaqet e tij”. Zyrtarisht u
tha se zjarri nisi rreth orës 18:15 nga një shkëndijë elektrike në dhomën e
projektorit, e cila ndezi materialet e ndezshme në afërsi. Përhapja e tymit dhe
flakëve u favorizua nga prania e materialeve plastike dhe të paqëndrueshme në
brendësi të kinemasë. Sistemet e sigurisë ishin të papërshtatshme: Dyert e
daljes ishin të mbyllura ose të bllokuara dhe nuk kishte sisteme të mjaftueshme
ventilimi për të larguar tymin.
Paniku
përfshiu spektatorët, të cilët tentuan të dilnin, por shumica mbetën të
bllokuar në katin e sipërm të sallës. 64 persona vdiqën nga asfiksia dhe
djegiet, shumica në katin e sipërm, ku mbetën të izoluar nga tymi. Vetëm disa
arritën të shpëtonin duke dalë nga dritaret apo shkallët e emergjencës.
Hetimet
zbuluan se masat e sigurisë ishin të pamjaftueshme dhe neglizhenca e pronarëve
ishte një nga faktorët kryesorë që çuan në tragjedinë më të madhe të këtij
lloji në Itali. Pronarët e kinemasë dhe disa zyrtarë u akuzuan për shkelje të
rregullave të sigurisë.
Masat
Gjyqi
vërtetoi se shkaku i zjarrit ishte aksidental dhe u konfirmua se rregulloret e
kohës ishin të papërshtatshme. Kinemaja ishte rinovuar disa muaj para
aksidentit. Ishin kryer kontrolle rutinë dhe drejtuesit kishin marrë
certifikatën e rregullt.
Por
tragjedia ndodhi.
Njëmbëdhjetë
persona u dërguan në gjyq. Raimondo Kapela, pronari i “Statuto”-s, u dënua me
tetë vjet burg, si dhe me tre miliardë lira - rreth 3.5 milionë euro me kursin e
sotëm, - dëmshpërblim për palët civile. Dënime të tjera u dhanë edhe për persona
të tjerë që u akuzuan për neglizhencë.
Pas
kësaj tragjedie, Italia përmirësoi rregullat e sigurisë për kinematë dhe
teatrot, duke përfshirë: Detyrimin për dalje të shumta emergjente dhe të lehtësisht
të aksesueshme. Instalimin e sistemeve të alarmit dhe detektorëve të tymit. Kontroll
më të rreptë të materialeve të përdorura në brendësi të sallave publike.
Epilogu
Katastrofa
pati një jehonë të madhe emocionale në Torino. Nga dita e zjarrit kinemaja “Statut”
nuk u hap më kurrë. Dhe mbeti për vite me radhë si një paralajmërim i trishtë me
fasadën e nxirë nga flakët. Derisa u rrënua krejt.
Tridhjetë
vjet pas tragjedisë, tre kineastë nga Torino, Fabricio Dividi, Marta Evangjelisti
dhe Vinçenco Greko, realizuan një dokumentar të titulluar “Sale per la capra”,
duke rindërtuar tragjedinë, të shoqëruar me intervista nga protagonistët e
kohës dhe dokumentacion gjyqësor, të bërë publik për herë të parë.
Tanimë
për të kujtuar tragjedinë, në vendin e quajtur Largo Cibrario, është vendosur
një pllakë përkujtimore.
No comments:
Post a Comment