U
votua! Sovrani foli!
U
votua me dashuri. U numërua me emocione.
Tani
nisin akuzat
Për
fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata e ndjenin fitoren “që në bark të
nënës”. Ndërsa të humburit... nuk ishin fare humbës, ishin “të manipuluar”, “të
përgjuar”, “të vjedhur” e “të blerë”
Irinxhi.
Lek i madh ka qarkulluar.
Ne,
populli, tani jemi në fazën më të ëmbël: pritjen. Si fëmijët kur presin
babagjyshin Vitit të Ri që ka premtuar që me karrocë e drerë do të sjellë biçikletë edhe patina, por që në fakt sjell
veç patatina.
Procesi
zgjedhor mbaroi, e ai i numërimit filloi.
Proces
me halle.
Dëgjoi
kush deshte dhe votoi kush dëgjoi, por tani topi është në fushën e Kuvendit të Ri.
E mezi po presim Qeverinë e Re — sepse, siç dihet, çdo qeveri e re vjen me
energji të freskëta, premtime të mëdha dhe... kujtesë të shkurtër.
Ne,
- Populli i Thjeshtë, - pretendojmë se ajo do jetë më e ndriçuar, më digjitale,
më transparente – aq transparente, sa do shohim përmes saj drejtpërdrejt në
tenderët e radhës.
Hë
mor sa i shëmtuar ky cinizëm.
Dhe
mezi po presim që të na rriten rrogat dhe pensionistëve pensionet, tamam si në
Zvicër, por me kursimet e Malit të Zi.
Ky
është kulmi. Mosbesim ka kuptim.
Te
e fundit po përgatitemi të hujmë në BE. Dhe BE=-ja i ka ca si lart stekën. Ndaj
shpresojmë që rroga minimale do bëhet maksimale, dhe pensionistët do shkojnë
në... male, me pagesën mujore të sigurimeve shoqërore.
Shpresa
vdes e fundit.
E
shihni si është planifikuar gjithçka me detaje? Tani na duhet vetëm pak durim
dhe ndonjë reklamë tjetër me tingull orkestral për të na kujtuar sa mirë do
jemi nesër. Ose pasnesër. Ose ndoshta kur të mos kemi më dhëmbë për të ngrënë
mishin e premtimeve.
A
po ka proteza mor, që të marrin në qafë. Stomatologjia ka kapur majat sot.
Spitalet?
Ah, më falni! Qendrat tona moderne të dhimbjes së organizuar do mbushen më në
fund me pajisjet dhe ilaçet që mungonin. Jo më të kërkosh ilace e të të thotë sanitarja:
“Shko bli vetë!” Tani një ndihmësmjeke zëvendësuese do të të thotë: “Prit dy
javë, se janë porositur... që kur nisi fushata.”
Dhe
ne presim me dinjitet. Se shqiptarët kanë duruar perandori mbi kurriz, e s’po
s'durojnë dot ca ditë për një dozë antibiotiku.
Arsimi?
Po si harrohet arsimi! Është premtuar që çdo shkollë do ketë laborator, çdo
klasë do ketë “smart board”, dhe çdo mësues do të marrë trajnim, ose
andej nga vendet nordike, ose në Zoom, varet nga buxheti. Librat falas për të
gjithë – ndoshta edhe për ato lëndët që nuk janë më pjesë e kurikulave.
Universitetet do bëhen inkubatorë të dijes, derisa studentët të kuptojnë që
diploma shërben më shumë për fotokopje sesa për punësim.
Se
pritet të futet IA në axhendë.
E
mbi të gjitha, mezi po presim që SPAKU t’i hyjë punës me vrull e zemër, dhe t’i
plasë në burg të gjithë të korruptuarit! Po, të gjithë! Edhe ata që janë aq të
pastër sa lanë duart me sapor Rogozhine para se t’i fusnin në buxhet. Lista
është gati, populli po numëron ditët, dhe burgjet po zgjerohen me sistemin e
"shtrihu ku të gjesh vend". Në vend të litarit, drejtësia do të vijë
me dosje, pranga dhe një konferencë për shtyp.
Gjithçka
mbyllet me një buzëqeshje.
Kështu
pra. Ne kemi votuar. Tani ulemi në kolltukun e halleve tona dhe presim se sytë
e mendjen nga ekrani i televizorit.
-Po
japim Lajmet. Sot Qeveria e Re mori një vendim të rëndësishëm...
Në
fakt vendimi i rëndësishëm do të merret më vonë. Kur të kalojnë të paktën 100
ditë.
Dhe
ne presim.
Presim
rrogën që s’na del, pensionin që s’na mban, mjekun që s’na jep shërbimin në
kohë, policinë që nuk na mbron dot në kohë dhe drejtësinë që.... vonon vendimet.
Por
jemi të qetë. Sepse kemi qeveri të re. Dhe si çdo gjë e re në Shqipëri, edhe
kjo vjen me garanci... derisa të vijë tjetra.
No comments:
Post a Comment