Nga Leonard
Veizi
Më 23 maj 1992, në
autostradën pranë Kapaçit, në zemër të Sicilisë, toka u ça nga gjysmë ton
eksploziv; Kjo ishte dhe deklarata e luftës së hapur që mafia i bëri shtetit
italian. Shpërthimi tmerrues nuk ishte vetëm akt kriminal, por një tentativë
për të goditur vetë idenë e Republikës...
...Në atë segment
rrugor që lidhte aeroportin e Palermos me qytetin, klani Korleonez shndërroi
asfaltin në një krater apokaliptik, duke treguar se për krimin e organizuar,
qetësia mesdhetare ishte vetëm një fasadë për t’u shkatërruar.
Objektivi ishte Xhovani Falkone. Por në të vërtetë, shënjestra ishte më e madhe: ishte vetë drejtësia, e cila për herë të parë kishte dalë nga abstraksioni dhe ishte kthyer në një instrument konkret, institucional dhe efektiv kundër “Cosa Nostra”.
Mes ligjit dhe
anarkisë
Pushteti i frikës nuk matet me peshën e eksplozivit, por me heshtjen që ai lë pas. Atë ditë, kjo heshtje u thye përgjithmonë. Në atë makinë nuk humbi jetën vetëm një gjykatës. Bashkë me Falcone-n u vra bashkëshortja e tij, Françeska Morvilo, dhe tre truprojat e tij — njerëz që mbronin me trup kufirin e brishtë mes ligjit dhe anarkisë. Në pak sekonda, shteti italian humbi jo një eskortë, por simbole të një epoke të re të drejtësisë. Falkone kishte guxuar të bënte atë që deri dje konsiderohej e pamundur: të çmontonte mitin e paprekshmërisë së mafias siçiliane.
Së bashku me mikun e tij Paolo Borselino, ai kishte ndërtuar bazat e “Maxi Procesit”. Ata e nxorën mafian nga kronika e krimeve të izoluara dhe e ekspozuan siç ishte në të vërtetë: një strukturë paralele pushteti, me hierarki, rregulla dhe funksione të ngjashme me një shtet të fshehtë kriminal.
Kronika e një
hakmarrjeje të paralajmëruar
Por kur shteti fillon të funksionojë realisht, mafia përgjigjet me egërsinë e një organizate të rrezikuar në ekzistencë. Hakmarrja nuk vonoi. Më pak se dy muaj më vonë, më 19 korrik 1992, në Palermo, në rrugën “Via D’Amelio”, u vra edhe Paolo Borselino në një atentat të ngjashëm me bombë.
Brenda 57 ditëve, dy shtyllat kryesore të luftës antimafia u eliminuan. Këto nuk ishin krime të thjeshta; ishtin mesazhe politike dhe kriminale të gdhendura me gjak: se shteti mund të goditej në zemër.
Viti 1992, pika
e përplasjes ekzistenciale
Viti 1992 mbetet një nga çastet më të errëta, por edhe më përcaktuese të historisë moderne të Italisë. Ai ekspozoi përplasjen mes dy sistemeve: shtetit ligjor, që përpiqej të vendoste barazinë para ligjit dhe strukturës mafioze, që ushqehej me korrupsion, ekonomi paralele dhe kontroll social përmes frikës. Nga gërmadhat te zgjimi: trashëgimia e një ideje
Në mënyrë paradoksale, pikërisht aty ku mafia mendoi se kishte arritur një fitore përfundimtare, filloi edhe dobësimi i saj strategjik. Atentatet e vitit 1992 prodhuan një efekt të papritur: zgjimin e ndërgjegjes kolektive.
Reagimi qytetar, tronditja institucionale dhe thyerja e heshtjes sociale e goditën përfundimisht kulturën e omertà-s. Italia kuptoi se bashkëjetesa me mafian nuk ishte stabilitet, por një formë e zgjatur vetëshkatërrimi. Falkone dhe Borselino u vranë si njerëz, por u shndërruan në ide. Dhe idetë nuk eliminohen me eksploziv.
Rëndësia e vitit 1992 nuk qëndron vetëm te tragjedia, por te zgjedhja që imponoi: një shoqëri e detyruar të vendosë nëse do të dorëzohej përballë frikës, apo do të rindërtonte një rend juridik dhe moral mbi rrënojat e Kapaçit dhe “Via D’Amelio”-s.
Italia zgjodhi të mos tërhiqej, dhe në atë zgjedhje, Falkone dhe Borselino fituan betejën e tyre më të madhe: atë të pavdekësisë historike.