Na gjeni një “8
mars” të gëzojmë dhe ne burrat, si gratë dikur, se po bëhen kohë që po na del
djersa mbi kapotë e nuk po shohim një ditë të bardhë. Data kalendari ka plot.
A mos është kjo një ankesë e kotë?
Le ta shohim me qetësi. Pa vënë dorën në plagë...
Në fakt kjo është një thirrje që të del nga xhani, tek sheh burrat që kanë kërrusur kurrizin nga pesha e halleve dhe e kërkesës së llogarisë.
Iku koha e burrave. Për ata të vërtetët e kam fjalën. Që mbanin jataganë me dorezë fildishi e s'ta bënin të gjatë.
“Kësaj radhe fuqinë e kanë damat...”
Po kthehet epoka e matriarkatit.
Epo me të drejtë. Kishte më shumë se 5 mijë vjet që burrat bënin kokrrën e qejfit. Burrat në sofër, burrat në kuvend, burrat në luftë, burrat në harem... Ndërsa gratë shkonin te burri me “fishek në pajë”.
Pa prit një herë se ka radhë puna.
Sot kohët kanë ndryshuar. Jemi futur në vitet e arta të mijëvjeçarit të tretë të Erës Sonë. Gratë kanë dalë në sipërfaqe. Nuk e mbulojnë kokën me shami. Burrat janë futur në ujë.
Meshkujt e dikurshëm me mustaqe e gishtin te këmbëza e nagantit sot mbajnë mjekër të modeluar dhe çorape poshtë kaviljes.
Koha e patriarkatit po merr fund.
Prej vitesh as përgatitje ushtarake nuk bëhet më. Kallashnikovi është një armë me të cilën mëson të qëllosh në lule të ballit nga... playstation. Bela e madhe. E ç'na duhen burrat më kur nuk ka luftë? Ndaj me sa duket gjithmonë e më pak fjala e tyre ka forcë. Ose ndoshta kanë ndryshuar etalonet e peshës.
Femrat po marrin në dorë gjithçka. Frenat e jetës familjare, frenat e jetës shoqërore. Le po kanë marrë dhe frenat e jetës politike. "Shoqata e grave të bashkuara...", "Gratë biznesmene...", "Forumi i gruas demo-sociale..."
Hajde fuqi, hajde.
Madje-madje femrat kanë marrë dhe frenat e ushtrisë. Vërtet nuk ka një grua me gradën “Gjeneral Brigade” por vetë gjenerali i brigadës drejtohet prej gruas së tij: "O koqe, hidhi forcat në sulm, s'e sheh se armiku po të merr krahët?!"
"Si urdhëron".
"O Zot, sa i paaftë..."Tanimë dhe kabineti i kryeministrit mashkull është i përfshirë nga gratë. Serioze, të bukura, të veshura plot shije si “djalli me Prada”. Firma e tyre rëndon vërtet, për punët e shtetit e për tenderat. Nuk vlen vetëm për borderonë e rrogës.
Jo ta marrsha.
Iku koha kur firmosnin për 5 mijë lekë të qelbura tek uzina “Enver”. Le po quhej dhe “epoka e emancipimit”. A mund të ketë vlerë që femrat të “kapardisen” me opinga nëpër ara e brezare, pranë tornove, frezave e makinerive të tjera metalprerëse. Apo me çizme llastiku në ndërtimin e pallateve me tulla silikate e llaç.
-Ej llaç, llaç... Shoku Rropi, po pengoni punën...
Jemi në vigjilje të 8 marsit. Festës së gruas. Duket sikur në një ditë të vetme ato do të bëjnë namin. Sepse në 8 mars kanë gjithë të drejtën e Zotit të argëtohen.
Po burrat?
Të shkretët. Me rrjeta e torba mbushur me shpenzimet e radhës ndjekin nga pas gratë. Ato futen krenare në markatë dhe zgjedhin ushqimet e konservuara në kavanoza qelqi dhe kanoçe metali. Burrat kërkojnë të shkojnë andej nga sektori i pijeve alkoolike. Po kush të le...: "Këtu te turshitë. Mbaje dhe këtë bidonin me ujë se na mbaroi".
Thonë se për të mbajtur ujë në dasëm marrin një gomar.
E ja kështu vajti kjo punë.
- Mos u qaj, - i them bashkëshortes si për ta ngushëlluar. - Sot gratë janë forcë e madhe. Ku nuk i sheh: Nëpër show televizive... në podiume konferencash për ngrohjen globale... në...?
Bashkëshortja ime është fort e mirëkuptueshme. Më buzëqesh lehtë dhe ma bën me kokë duke drejtuar vështrimin tim.
-Edhe në...
Pranë nesh kalon një Range Rover, model i fundit. "Velar" më duket. Pazari nis me 80 mijë euro. Imagjino të jetë full option. Ajo brenda duket si mbretëreshë: Si Teuta apo Agjiroja. Vetullat tatuazh, buzët silikon, bashkë me takat 180 e gjatë. Nam i zi.
Më pas desh më vë rrotën një tjetër shofere, me Mercedez Benz GLS Class, këtë herë... Edhe me celular në vesh. Shyqyr që e mbajte këmbën, motër. Se do përfundoja te "trauma" në Laprakë. Me gjithë këtë autobuz që ke ti... Sa e ka çmimin kjo mor aman? Duhet parë në google. Aty zgjidhen të gjitha punët sot. Pastaj kalon një tjetër me Audi Q7... rresht, rresht, rresht... gra me makina prodhume të 2021. E të guxojë e të flasë kush për emancipim. Duket sikur nëpër rrugë ka vetëm femra me makina luksi. Ku janë burrat? Apo kanë përfunduar me “Panda” e “Smart”. Pika që s'u bie.
-Janë të zonjat. E paskan marrë patentën... - ia kthej unë i hutuar nga parada marramendëse.
A e dinë ato se çfarë është 8 marsi? Sa luftë, përleshje e viktima janë dashur që të simbolizohet kjo ditë? Me siguri e dinë. Jam i bindur që e dinë. Kur të mos kem njeri, e dinë. Por dhe po s'e ditën, e çë... Tek e fundit dinë që është një festë grash, ku mund të harbosh, të hidhesh e përdridhesh në lokal me dixhej deri sa djersët të të bien sikur ke dalë nga vaska me hidromasazh. Kohë pandemie vërtet, por i gjendet ana, se deri në 10 gra bashkë e lejon dhe kodi. Ja u zgjidh...
O zot çfarë qejfi!
Po ne burrat???
Thuhej se dikur nuk kishte festë për burrat ngaqë ata 364 ditët e mbetura të vitit, pas 8 marsit ishin në dispozicion të tyre. Festë e gallatë përditë. Ha e pi e mendjen mos e vri.
Por e thamë një herë. Kohët kanë ndryshuar. Ndaj ka ardhur dekika që edhe burrat të kenë “8 marsin” e tyre. “U meruam vëllezër, po bëjmë jetë qeni”. Se ua do dhe atyre xhani të pijnë e të bëhen xurxull me njëri-tjetrin e të shajnë në tym me libër shtëpie. Dhe ta harrojnë për një ditë të vetme kërkesën e llogarisë nga gruaja, m’u te pragu i avllisë: “Prapë ke pirë sot... ta piftë dreqi në bark”.
Na duhet një “8 mars” tjetër, burra. Këtë herë për burrat...

No comments:
Post a Comment