Saturday, January 30, 2016

Leonard Veizi vjen me një roman - Fatiola Kurteshi BALLKAN

Fatiola Kurteshi

Si shkrimtar, tani i kompletuar, Leonard Veizi ka nxjerrë në treg pesë botime në prozë dhe vetëm i fundit është roman

Ai është një nga gazetarët më jetëgjatë në median shqiptare të post viteve 90. Ka punuar për 17 vite në median e shkruar dhe atë vizive, duke dhënë kontributin e tij në pasqyrimin real të së vërtetës
Leonard Veizi, i cili mund të përkufizohet me plot gojën si një personazh mediatik, prej disa vitesh ka treguar edhe pjesën tjetër të shpirtit, duke na dhuruar dhe një letërsi mjaft interesante.
Por, duket se pasioni i tij për letërsinë është shumë i hershëm. Ky pasion wshtw konsoliduar kur Leonardi ka qenë në shkollën e mesme. Ashtu si shumë adoleshentë të tjerë edhe ai ka preferuar që dashurisë t'i thuri vargje. Megjithatë në moshën 14-vjeçare ka tentuar seriozisht të shkruajë romanin e tij të parë i cili në fakt ma mbetur si një dorëshkrim, i kyçur në sirtaret e kujtesës së tij, dhe në një dosje e cila hapet vetëm për nostalgji. Ndërsa në vitin 1997 ai ka sjellë për lexuesin librin e tij të parë. Në këtë vëllim është përfshirë dhe ajo që ai vetë e quan si prozën e parë serioze të tij, novelën "Thyerja".

Lidhja me poezinë
Është shumë e vështirë për ta besuar, por krejtësisht e vërtetë. Leonard Veizi, e ka filluar rrugën e letërsisë me poezi, dhe për të shkruar këto preferonte më shumë orën e matematikës apo të lëndëve të tjera ekzakte. "Nuk e ndiqja shumë orën e matematikës, madje më dukej shumë e lodhshme, ndaj që të ndryshoja gjendjen shpirtërore shkruaja poezi", - thotë Loenardi. Ka shkruar mbi 200 poezi të cilat nuk i ka botuar asnjëherë. Për një periudhë të gjatë ai iu përkushtua poezisë, me qëllimin e vetëm për të kaluar në prozë, pasi siç tregon edhe vetw, e ndiente veten më të lirshëm në këtë mënyrë të shkruari. Për të paktën 10 vjet me rradhë ai e ka braktisur poezinë për t ju rikthyer edhe një herë në vitin 2000, kur u njoh me Orionën, bashkëshorten e tij të ardhshme. I ka kushtuar një poezi Orionës. Dhe më pas një tjetër poezi vajzës së tij Gea. Por, më pas poezia sërish nuk ka qenë në vëmendjen e tij. Nga ajo kohë ai është marrë me prozën e tij dhe pavarësisht nga prurjet e reja, ka sistemuar edhe një pjesë të mirë të dorshkrimeve të vjetra.

Romani i parë
Si shkrimtar, tani i kompletuar, Leonard Veizi ka nxerrë në treg pesë botime në prozë dhe vetëm i fundit është roman. Një roman i cili të vë në lëvizje gjithë vatrat e trurit për të kuptuar se çfarë po ndodh me personazhet e tij, çfarë do të ndodhë minutë pas minute dhe çfarë surprize do të na dhurojë ai. Duhet të shkosh me mendim deri në faqen e fundit të librit të Leonard Veizit për të kuptuar se cila është surpriza që dy bashkëshortët u kanë ruajtur miqve të tyre, por jo më shumë miqve, sesa vetvetes. Ndërsa, mendimi i autorit ka të bëjë me një filozofi që diskutohet gjithmonë në kohë të ndryshme, konceptin e jetës dhe të vdekjes, këtë e ka sjellë në sfondin e jetës së dy çifteve të reja, të cilët sapo kanë nisur të ndërtojnë një jetë së bashku. Një jetë gati në inkubator, pa faktorë të dukshëm të jashtëm, pa ngacmues apo letër lakmuesi që vjen prej përballjes shoqërore. Dialogu mes tyre është acarues, është i përshkallëzuar. Ai ka të bëjë me vetw ngritjen e situatës në atë pikë vlimi sa të ngërthejë në një pamjaftueshmëri për të kundërshtuar Robertin, personazhin që mbart idenë e fshehtë të një dhurate, e cila luhet rëndshëm. Linda dhe Eduarti, Roberti dhe Sara luajnë "kukamshefti" me debitin e tyre, duke krijuar situata, të cilat në raste të veçanta për të rrëshqitur ikin nga njëra dhomë në tjetrën. Por gjithsesi, kjo nuk i shpëton ata nga rruga deri në fund. Romani mbahet në këtë shtyllë të brishtë. Autori nuk ndërhyn shumë për të thelluar idenë për jetën, vdekjen, postvdekjen. Ai i lë të rrokullisen vetw personazhet në greminat e bisedës së tyre. Në raste të veçanta, kur kjo bisedë fillon e bëhet interesante me një ide për vdekjen dhe jetën pas saj, ajo kthehet në sekondë në një bisedë për gjëra të rëndomta të jetës. Dy miqtë duke përfillur një mesazh që kapërcen kufirin e jetës, harrojnë se shpërbëjnë miqësinë e tyre.

Jeta familjare
Një lidhje dashurie që lindi në një redaksi televizioni e cila zgjati vetëm pak muaj pa u vënë re nga askush. Më pas u kurorëzua me fejesë dhe dy vjet më pas në martesë. Leonardi dhe Orjona Tresa, aktualisht gazetare në një televizion kombëtar, tanimë kanë dy fëmijë, Gean 5-vjeçare dhe Ebrin, i cili sapo ka mbushur tre muaj. Kjo është edhe foleja ku Leonardi gjen ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të vazhduar pjesën tjetër të krijimtarisë së tij. Madje dhe librin e tij të fundit e ka me një përkushtim të veçantë që ndeshet që në faqen e parë, "Ebrit dhe Geas". Dhe natyrisht në të gjitha kohwrat, kjo mbetet një dhuratë e çmuar.

Ky lajm është publikuar: 19/05/2008


No comments:

Post a Comment